Vritet ne mes te Athines 23 vjecari shqiptar

Vritet ne mes te Athines 23 vjecari shqiptar

657
SHPËRNDAJE

Athine, vritet me thike 23 vjeçari shqiptar Koço Myftari, lindur ne Delvine e banues ne Sarande.

Ngjarja ka ndodhur pak pas ores 05.30 te mengjesit kur policia e Athines eshte njoftuar nga spitali se aty kishte mberritur nje i ri i plagosur.Per shkak te gjendjes se rende ai eshte futur ne sallen e operacionit por nuk ka mundur t’i shpetoje plageve.

Kane qene miq te viktimes ata qe e kane cuar te riun ne spital por jane larguar me pas. Policia ka arritur t’i identifikoje dhe shoqeroje per te marre deshmine e tyre.

Prej hetimeve rezulton se ata kanë thënë emrin e autorit që goditi me thikë viktimën Koço Myftari dhe se kanë deklaruar se sherri nisi për pazare të prishura të drogës mes anëtarëve të organizatës.

Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin. Policia që mbërriti menjëherë në spital, nuk ka mundur të gjejë detaje nga ngjarja dhe as arsyet e ekzekutimit të viktimës.

Policia po kërkon autorin e dyshuar për deri tani nuk është gjetur.

Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani.

Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën.

S'KA KOMENTE