Ballina Bota Shqiptari tenton të vrasë gruan me thikë në Itali, 57-vjeçarja në gjendje...

Shqiptari tenton të vrasë gruan me thikë në Itali, 57-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një 62-vjeçar shqiptar tentoi të vriste gruan e tij 57-vjeçare duke e goditur tre herë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në banesën e çiftit në Fatebenefratelli 50 në San Maurizio Canavese.

Autori u arrestua nga karabinierët, ndërkohë që bashkëshortja e tij, u transportua në spital ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjendja e saj paraqitet e rëndë por është jashtë rrezikut për jetën. Mediat italiane raportojnë se gruaja është qëlluar dy herë në fytyrë dhe një herë në shpatull.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet pasi dëgjuan britmat e gruas.