Shkon në 3 numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi

Shkon në 3 numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi

105
SHPËRNDAJE

Shkon në tre numri i viktimave nga përmbytjet në Magnesia të Greqisë.

Pasditen e sotme është gjetur trupi i një 82-vjeçari në Kardista, ku sipas mediave greke, i moshuari kërkohej nga familjarët që prej ditës së djeshme. Trupi i tij u gjet në një pellg poshtë një makinë, që mesa duket e kishin hedhur ujërat e rrëmbyer.

Stuhia e quajtur “Daniel”, ka bllokuar dhe rrugë qendrore të Athinës, ndërsa meteorologët vendas parashikojnë se fenomeni do të marrë fund gradualisht nga nesër pasdite.

S'KA KOMENTE