Sekuestrohen një sasi kanabisi në Kretë, arrestohet greku dhe 40-vjeçarja shqiptare

Sekuestrohen një sasi kanabisi në Kretë, arrestohet greku dhe 40-vjeçarja shqiptare

27
SHPËRNDAJE

Policia në Ierapetra të Kretës ka sekuestruar orët e fundit një sasi të madhe hashashi, ndërsa dy persona janë arrestuar.Konkretisht dhe sipas informacioneve, autoritetet arrestuan një 52-vjeçar grek dhe një grua 40-vjeçare nga Shqipëria, të cilëve iu gjetën dhe sekuestruan 10 kilogramë kanabis.

Një burim policor tha se informacioni ka mbërritur tek autoritetet pas një “goditjeje me thikë” ndaj dy personave, ndërsa pas kontrolleve në shtëpi dhe makina është gjetur edhe shuma e parave prej 23 mijë eurosh dhe peshore precize.

S'KA KOMENTE