Situata e rruges Ballsh-Bylis, ankohen banorët: Ndërtimi jashtë standarteve, kompania mori lekët...

Situata e rruges Ballsh-Bylis, ankohen banorët: Ndërtimi jashtë standarteve, kompania mori lekët dhe iku

626
SHPËRNDAJE

Segmenti rrugor Ballsh-Bylis është një ndër rrugët më të frekuentuara në zonën e Mallakastrës, por udhëtimi në të është i pasigurtë dhe i rrezikshëm. Kjo rrugë u rikonstruktua 10 vjet më parë në gjatësinë prej 6 km, por drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës shprehen se punimet kanë qenë jocilësore duke bërë që e gjithë rruga të jetë e amortizuar në pjesë të ndryshme të saj, me barriera të demtuara dhe në 5 vënde e shembur.

“Kjorrugë ka 10 vite që është bërë por me kualitet jo të mirë. Shtrimi i rrugës është bërë jashtë standarteve, është shumë e ngushtë, në vend të jetë dy kalimshe këtu mezi shkëmbehen mjetet. Shumë punim i keq është, ka pësuar shembje në 4-5 vende. Për mua si popull ai që merr paratë të bëjë punën. Kjo është zonë me shumë qarkullim, aksindete nuk kanë ndodhur se nuk mezi shkëmbehen makinat ikin shumë ngadal. Kjo rrugë ka pasur gjithmonë qarkullim për shkak të turistave që shkojnë në Bylis, mezi kalojnë autobusat,” ka thënë një banor.

Drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës pohojnë se rruga është tepër e frekuentuar duke qenë se të çon drejt destinacionit turistik të Bylisit, dhe në të qarkullojnë në çdo orë të ditës automjete të tonazheve të ndryshme, por segmenti është i rrezikshëm për të udhëtuar.

“Plani ka qenë të kalonin autobusat të shkonin në Bylis por e ngushtuan rrugën, makinat e vogla kapin pasqyrat kur shkëmbehen. Rruga është shumë e ngushtë, është prishur në çdo vend. Ku shkojnë detyrimet tona, pse nuk bëhet rruga. Ne nuk po kërkojmë as punë asgjë tjetëer, kërkojmë vetëm ujë, drita dhe rrugë. Rruga është bërë për të marrë lekët dhe kanë ikur, pa kontroll fare,” thotë një tjetër banor i zonës.

Përballe kësaj situate ata apelojnë njëzëri për rikonstruksion të shpejtë të saj sipas standarteve.

S'KA KOMENTE