Plagoset nga plasja e një fisheku 33-vjeçari

Plagoset nga plasja e një fisheku 33-vjeçari

414
SHPËRNDAJE

Një 33-vjeçar nga Saranda është plagosur nga plasja e një fisheku, teksa po punonte në tokën e tij. Mësohet se i plagosur ka mbetur Hekuran Murto.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:15, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për mjekim, shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se është dëmtuar në pjesën e krahut, si pasojë e plasjes së një fisheku, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke punuar tokën e tij.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

S'KA KOMENTE