Ballina Bota Humb jetën në aksident ne Greqi ,22-vjeçari shqiptar, u përplas nga makina

Humb jetën në aksident ne Greqi ,22-vjeçari shqiptar, u përplas nga makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Nea Erithrea në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i quajtur Angjelo Saliu .

Në rrethana që ende nuk dihen, motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63 vjeçar grek Kostandino Ioanu, i cili u vu nën prangat e policisë.

Si pasojë e aksidentit 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.Policia po heton shkaqet e aksidentit.