![Tragjike! 2 të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident rrugor në Itali (EMRAT)](https://faxweb.al/wp-content/uploads/2023/12/105708657-0c48b7bd-49c4-4b81-86b6-f1f82507eba4-750x375.jpg)
2 të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të regjistruar në Venezia, ku një makinë doli nga rruga dhe ra në një kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti, humbën jetën 3 të rinj, mes tyre dy shqiptarë. Mediat italiane kanë konfirmuar edhe identitetet e viktimave. Ata janë: Giulia Di Tillio, Egli Gjeci dhe Altin Hoti.
Tragjedia ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 03:00 të kësaj të premteje. Trupat e pajetë të tre të rinjve, u nxorrën nga forcat zjarfikëse.