Pas numerimit te votave te primareve ne PD,Roskovec ,shpallet fituesi

Ka perfunduar numerimi i votave per primaret ne Bashkine ROSKOVEC. Pas numerimit te votave nga 354 votues qe kane marre pjese ne kete proces ka rezultuar se :
Dhurata Malka 50 vota
Nazar Plaka 102
Nerdit Hazizaj 204

Pas ketij rezultati eshtw shpallur Fitues Nerdit Hazizaj me 204 vota

IKMT shemb me shpërthim “Prestige Resort” në Golem

Përfundoi me një shpërthim shumë të fuqishëm këtë të diel, sulmi i paligjshëm i qeverisë mbi “Prestige Resort”. Plot 70 kilogram eksploziv iu vunë hotelit 7 katësh të resortit më të bukur të bregdetit të Adriatikut, për ta shembur përtokë. U deshën vetëm pak sekonda që një investim disavjeçar, mundi dhe puna e shumë njerëzve, destinacioni i pushimit të mijëra të tjerëve, të ktheheshin në një grumbull gjigand intertesh.

Që nga e enjtja kur nisi sulmi i paprecedentë dhe deri pak orë para kryerjes së shpërthimit, IKMT nuk kishte njoftuar asgjë mbi veprimet e saj të paligjshme në resort. Vetëm në mesditën e së dielës, IKMT njoftoi se do kryente shpërthimin e kontrolluar në ndërtesë.

Inspektoriati njoftoi se kishte hapur 730 vrima në trupin e 7 katëshit dhe kishte shtruar 4 000 metra linear fitil, për të lidhur 70 kilogramët e eksplozivit dhe për këtë forcat e xhenios punuan me intensitet edhe netëve për të arritur objektivin e kërkuar.

Shkatërrimi i hotelit me tritol ndodhi pak orë përpara se gjykata administrative Durrësit të shqyrtonte kërkesën e kompanisë “Erioni SHPK” për pezullimin e shembjes së hotelit deri në shqyrtimin me themel të saj. Por ashtu siç parashikohej, Dallëndyshe Bici, e cila me firmën e saj ka vërtetuar lejen e ndërtimit të resortit, kishte marrë urdhër të prerë për shembjen e shpejtë. Gjatë gjithë këtyre ditëve ajo iu bënte presion vartësve të saj, që ndërtesa të rrafshohej para së hënës.

Vuçiç paralajmëroi bojkot të samitit, Rama i çon mesazh: Do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Serbia do të jetë pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

Ai komentoi deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili tha se Serbia nuk do të ishte pjesë e samitit.

Gjithashtu shefi i qeverisë shtoi më tej se një bojkot nga ana e Vuçiçit do ishte një katastrofë për Serbinë, por edhe për presidentin personalisht.

“Nuk emocionohem nga deklarata të politikanëve vendas apo të huaj që bëhen për qëllime të tyre politike. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, këtë ua them me bindje. E kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë”, theksoi Rama.

Disa ditë më parë presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor për shkak të, siç tha ai, reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Shqiptarët kanë paguar 185 milionë euro më shumë për të blerë 9% më pak karburant këtë vit

Ndonëse po konsumojnë më pak karburant për shkak të çmimeve të shtrenjta, konsumatorët shqiptarë po shpenzojnë shumë më tepër për të mbushur serbatorët e automjeteve të tyre këtë vit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, kompanitë tregtuese të naftës kanë importuar 9.2% me pak karburante gjatë nëntë mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

E kundërta ka ndodhur me shpenzimet e shqiptarëve, të cilët kanë paguar mesatarisht 26% më shtrenjtë për karburante brenda një viti ose rreth 185 milionë euro më tepër për të blerë më pak karburant në sasi.

Shifra është përllogaritur nga Monitor, bazuar në importet mujore sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe çmimin mesatar mujor të naftës, që publikohet nga INSTAT (shiko grafikun: Ndryshimi mujor i konsumit të karburanteve në sasi dhe në vlerë).

Mesatarisht, çdo muaj janë shpenzuar rreth 20 milionë euro më shumë për të blerë naftë apo benzinë, me nivelet më të larta që janë shënuar në periudhën qershor-shtator, kur dhe lëvizjet janë më të shumta për shkak të sezonit turistik.

Në janar dhe shkurt, konsumi i karburanteve shënoi tendencë rritëse në sasi, me përkatësisht 13 dhe 8.4%. Në mars, pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, çmimet e naftës u rritën ndjeshëm si rrjedhojë e problemeve që u krijuan në furnizimin globale me këtë produkt.

Nafta kërceu në vend nga rreth 185-190 lekë në fund të shkurtit në 235 lekë në ditët e para të marsit, duke qenë 42% më e shtrenjtë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Edhe pas krijimit të Bordit të Transparencës, karburanti vijoi tendencën rritëse, duke kulmuar në qershor, kur çmimi mesatar arriti në rekordin historik të të gjitha kohërave prej 254 lekë për litër.

Në muajt në vijim tendenca ishte në një rënie, por të lehtë, duke arritur në shtator në 225 lekë/litër, niveli më i ulët që nga shkurti. Por sërish nafta ishte 34% më e shtrenjtë se shtatori i një viti më parë (shiko grafikun:Ecuria e çmimeve të naftës, sipas muajve) 

Rritja e fortë e çmimeve e ndikoi ndjeshëm konsumin. Që nga marsi, importet e karburanteve, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave shënuan rënie që luhatet mesatarisht midis 10 dhe 20% më pak (shiko grafikun: Karburante të importuara sipas muajve, janar-shtator 2021-2022).

Tkurrja ishte më e fortë në muajt e verës, që sipas operatorëve të tregut u ndikua kryesisht nga fakti që të huajt që vijnë me makina nuk furnizoheshin në pikat shqiptare të tregtimit të karburanteve, por para se të hynin në kufi, për shkak të diferencave të larta në çmime.

Importet e karburanteve

Shifrat tregojnë se vendi ka importuar rreth 462 mijë ton karburante gjatë 9 mujorit të 2021 dhe rreth 419 mijë ton gjatë 9 mujorit të 2022.

Për të parat, qytetarët shqiptarë kanë paguar të paktën 700 milion euro dhe për të dytat 890 milion euro. Për llogaritjet e kryera Monitor është bazuar në raportet mbi importin e marrave kryesorë të akcizës, përkthimin e sasive në litër (1 ton naftë=1120 litër naftë) dhe në vlerë dhe çmimeve mesatare të naftës dhe benzinës referuar të dhënave zyrtare të Instat dhe Ministrisë së Financës.

Deformimi i kërkesës dhe niveli në të cilin çmimet e larta ndikojnë në sjelljen e konsumatorëve shqiptarë si pasojë e rritjes së kostove të karburantit mund të mos jetë vendosur ende në një shkallë të gjerë, por ndikimet kanë filluar të ndjehen në të gjithë ekonominë.

Çmime më të larta të karburanteve do të thotë jo vetëm para të nxjerra nga xhepat e konsumatorëve shqiptarë, por edhe rritje të kostove për kompanitë, që e kalojnë këtë kosto te produkti apo shërbimi final për konsumatorin.

Rritja e çmimit të karburanteve dhe tregu botëror

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ishte katalizatori më i fundit që nxiti rritjen e naftës së papërpunuar, por faktikisht çmimet ishin në lëvizje edhe përpara luftës.

Kostot e shtuara të energjisë, prej dekadash janë faktori kryesor në shfaqjen e shifrave të larta inflacioniste çka përkthehet në çmime më të larta për të gjitha llojet e mallrave dhe shërbimeve. Edhe përpara Covid-it, prodhuesit e energjisë nën presionin e çmimeve të ulëta dhe të aksionerëve, shkurtuan investimet dhe projektet më pak fitimprurëse.

Më pas, gjatë epidemisë ata ulën më tej prodhimin, kur panë se nevoja dhe kërkesa për produkte të naftës ra. Njerëzit nuk po shkonin askund, kërkesa ra aq papritur sa nafta e papërpunuar dhe bizneset ishin mbyllur, ndaj nevojitej më pak karburant.

Që atëherë, ekonomitë janë rihapur, prodhimi është ringjallur dhe njerëzit janë duke lëviur përdorur automjetet e tyre dhe fluturuar përsëri.

Naftë në bursa arriti në mbi 130 dollarë për fuçi në mars, me fillimin e luftës, duke rënë lehtë më pas, për të kulmuar sërish në qershor në rreth 120 dollarë për fuçi. Më pas tendenca ka qenë në zbritje të vazhdueshme për të arritur aktualisht në rreth 90 dollarë për fuçi, në nivelet e paraluftës.

Ndonëse nafta në bursa ka rënë ndjeshëm, në Shqipëri çmimet vijojnë të jenë 20% më të larta se në shkurt të këtij viti. Aktorët e tregut e shpjegojnë këtë diferencë me ndryshimin e konjukturës së importeve, që ka rritur kostot e tjera, shtrenjtimin e dollarit ndaj lekut.

Sipas tyre dhe ndërhyrja e Bordit me fiksimin periodik të çmimeve ka ndikuar në mbajtjen e karburanteve të shtrenjta, pasi tregtuesit nuk arrijnë të optimizojnë blerjet për periudha të gjata kohore.

Kokaina në Fier, Petro Koçi: SPAK te mos beje asnje hap mbrapa ne perballjen me krimin e organizuar

Petro Koçi, deputet dhe kryetari i PS-së FIer, ka reaguar pas arrestimeve në atë qark, si pasojë e një hetimi mbi gjysëm toni kokainë të ardhur nga Amerika Latine, nëpërmjet një furnizimi me plehra kimikë.

E pershendes goditjen e fundit te SPAK ndaj trafikut te droges.
PS Fier inkurajon cdo veprim te vendosur te agjensive ligjzbatuese ndaj krimit te organizuar. Bashkepunimi me institucionet homologe te partnereve mbetet jetik per suksesin e luftes ndaj trafikut te droges. I shpreh mirenjohje te thelle cdo agjensie te huaj qe u investua ne suksesin e ketij operacioni te kombinuar.
Komuniteti fierak ndihet i lehtesuar dhe me optimist pas sukseseve te tilla.
Por mbetet akoma shume per te bere. PS kerkon qe SPAK te mos beje asnje hap mbrapa ne perballjen me krimin e organizuar ne Fier e kudo. PS nuk eshte strehe e askujt qe perfshihet ne korrupsion dhe krim.
Krimi ka vetem ngjyre te zeze!

Arrestohet ish-kryetari Komunes Frakull me djalin dhe të fejuarën e tij, në kërkim kolumbiani

Arrestohet ish-kryekomunari i PS-së në Fier bashkë me djalin dhe të fejuarën e tij. Shpallet në kërkim kolumbiani. Arrestimet pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku u sekuestruan rreth 600 thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte përmbajtje kokaine dhe fishekësh.

Mesohet se plehu kimik ka ardhur në 600 thasë, teksa te disa prej tyre janë gjetur kokainë dhe fishekë. Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut.

TE ARRESTUAR
Viktor Çervenaku, ish-kreu i komunës Frakull në Fier
Demilson Çervenaku, i biri
Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit
Në kërkim kolumbiani Zaimir Rodriguez

Mega-operacioni në Fier, kamionët e policisë ‘zbarkojnë’ në zonën e Frakullës së Madhe

Kamiona të policisë kanë zbarkuar në zonën e Frakullës së Madhe në Fier. Forca të shumta policore po ushtrojnë një operacion në anën e pasme të një banese në këtë zonë e cila mendohet se përdorej për mbajtje të lëndëve narkotike.

Operacioniqë më parë u deklaruan se po bëhej në zonën e Fratërit është duke ndodhur në Frakullën e madhe. Nga pamjet e siguruara nga shihet se kamionët po ngarkohen aktualisht.

Ende nuk dihen detaje nga operacioni në fjalë ndërsa kryeplaku i fshatit është shprehur se në banesë janë gjetur më shumë se 200 thasë me pleh kimik ku janë gjetur edhe fishekë.

SPAK operacion antidrogë në Fier, kontrolle për laborator kokaine, disa të arrestuar

Pas tri muajsh hetime dhe përgjime nga DEA dhe SPAK,, këtë të enjte është kryer një aksion antidrogë në Fratar të Fierit.

Mesohet  gjithashtu po kryhen kontrolle të dyshuar për laborator kokaine.

Sakaq bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni, disa persona janë arrestuar.