Greqi/Me granatë në dorë dhe maskë kirurgjikale në fytyrë, një person terrorizon punonjësit dhe grabit filialin e një banke

Një person ende i paidentifikuar ka grabitur një sasi parash nga një filial i një banke të njohur në Greqi. Mediat helene bëjnë me dije se grabitësi, me një maskë kirurgjikale, i ka kërcënuar punonjësit me një granatë që mbante në dorë, duke marrë paratë dhe duke u larguar më pas.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e rrugëve Geroulanos dhe 3 Shtatori, në Argyroupoli.

Sakaq autoritet janë ende në kërkim të tij.

Vrau gruan me thikë, burgim të përjetshëm për shqiptarin në Greqi

Florand Shehu, shqiptari i cili vrau gruan në banesën e tyre në Greqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia greke.

Vendimi për burgim të përjetshëm u dha të mërkurën e kaluar.

Vrasja tragjike e Anisa Shehut ndodhi më 21 korrik të viti të kaluar.

40-vjeçari e goditi me thikë bashkëshorten 31-vjeçare duke e lënë të vdekur pas një sherri për motive xhelozie. Fqinjët e tyre shpesh kishin denoncuar në polici për dhunën që autori ushtronte ndaj viktimës.

Rasti i fundit kishte qenë disa ditë para krimit makabër, kur policia nuk ishte ngjitur në apartament për të kontrolluar situatën por kishte vetëm një patrullë në zonë.

Plagosja në Vlorë, policia: Dhëndri goditi me thikë vjehrrin dhe kunatin

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Babë e bir përfundojnë të plagosur me thikë në spital, djali në gjendje kritike.

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës. 

Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur dy persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se bëhet fjalë për Xhevdet Braushin, 62 vjeç dhe djalin e tij Ablion Braushi.

I ati është jashtë rrezikut për jetën ndërsa djali rreth 30 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole.”

Dy personat e plagosur janë gjendur në trotuar nga kalimtarë të rastit dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës

Perfundon numerimi i votave per primaret ne FIER

Pas permbylljes se procesit te votimit per primaret e Bashkise Fier dhe numerimit te votave nga Komisioni perkates kane dale edhe rezultatet . Ne garen e primaret ne Bashkine Fier nga PD kane qene 5 kandidate.Paraprakisht mesohet se kane votuar rreth 870 votues, mes anetareve dhe simpatizanteve. Ne listat ka pasur rreth 4000 votues.

Rezultati

Artur Mahmutaj 242 vota

Albano Zhapaj 87 vota

Denisa Mucaj 34

Ermal Hamataj 107

Evdar Kodheli 413


Ne total 883 vota te vlefshme, 4 te pavlefshme. Pritet qe votimet per balotazh te mbahen javen e ardhshme dhe ne gare do te jene Evdar Kodheli dhe Artur Mahmutaj

Aksident ne Fier, makina perplas per vdekje te moshuarin

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

Perfundon numerimi per primaret ne Mallakaster e Patos, shpallen fituesit

Eshte mbyllur procesi i numerimit te votave edhe ne Bashkine PATOS dhe MALLAKASTER.Pas numerimit te votave nga komisioni perkates ne keto Bashki kane dale edhe rezultatet si me poshte:

Ne Bashkine Patos kane votuar 340 anetar
Ardian Rama 56
Gazmend Halimi 28
Sofie Alushaj 256 Fituese

Ne MALLAKASTËR
Resmi Shanaj 264
Neim Begaj 69
votues 333
Fitues Shanaj

Pas numerimit te votave te primareve ne PD,Roskovec ,shpallet fituesi

Ka perfunduar numerimi i votave per primaret ne Bashkine ROSKOVEC. Pas numerimit te votave nga 354 votues qe kane marre pjese ne kete proces ka rezultuar se :
Dhurata Malka 50 vota
Nazar Plaka 102
Nerdit Hazizaj 204

Pas ketij rezultati eshtw shpallur Fitues Nerdit Hazizaj me 204 vota