Vrau gruan me thikë, burgim të përjetshëm për shqiptarin në Greqi

Vrau gruan me thikë, burgim të përjetshëm për shqiptarin në Greqi

235
SHPËRNDAJE

Florand Shehu, shqiptari i cili vrau gruan në banesën e tyre në Greqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia greke.

Vendimi për burgim të përjetshëm u dha të mërkurën e kaluar.

Vrasja tragjike e Anisa Shehut ndodhi më 21 korrik të viti të kaluar.

40-vjeçari e goditi me thikë bashkëshorten 31-vjeçare duke e lënë të vdekur pas një sherri për motive xhelozie. Fqinjët e tyre shpesh kishin denoncuar në polici për dhunën që autori ushtronte ndaj viktimës.

Rasti i fundit kishte qenë disa ditë para krimit makabër, kur policia nuk ishte ngjitur në apartament për të kontrolluar situatën por kishte vetëm një patrullë në zonë.

S'KA KOMENTE