Mega-operacioni në Fier, kamionët e policisë ‘zbarkojnë’ në zonën e Frakullës së...

Mega-operacioni në Fier, kamionët e policisë ‘zbarkojnë’ në zonën e Frakullës së Madhe

815
SHPËRNDAJE

Kamiona të policisë kanë zbarkuar në zonën e Frakullës së Madhe në Fier. Forca të shumta policore po ushtrojnë një operacion në anën e pasme të një banese në këtë zonë e cila mendohet se përdorej për mbajtje të lëndëve narkotike.

Operacioniqë më parë u deklaruan se po bëhej në zonën e Fratërit është duke ndodhur në Frakullën e madhe. Nga pamjet e siguruara nga shihet se kamionët po ngarkohen aktualisht.

Ende nuk dihen detaje nga operacioni në fjalë ndërsa kryeplaku i fshatit është shprehur se në banesë janë gjetur më shumë se 200 thasë me pleh kimik ku janë gjetur edhe fishekë.

S'KA KOMENTE