Mega-operacioni në Fier, kamionët e policisë ‘zbarkojnë’ në zonën e Frakullës së Madhe

Kamiona të policisë kanë zbarkuar në zonën e Frakullës së Madhe në Fier. Forca të shumta policore po ushtrojnë një operacion në anën e pasme të një banese në këtë zonë e cila mendohet se përdorej për mbajtje të lëndëve narkotike.

Operacioniqë më parë u deklaruan se po bëhej në zonën e Fratërit është duke ndodhur në Frakullën e madhe. Nga pamjet e siguruara nga shihet se kamionët po ngarkohen aktualisht.

Ende nuk dihen detaje nga operacioni në fjalë ndërsa kryeplaku i fshatit është shprehur se në banesë janë gjetur më shumë se 200 thasë me pleh kimik ku janë gjetur edhe fishekë.

SPAK operacion antidrogë në Fier, kontrolle për laborator kokaine, disa të arrestuar

Pas tri muajsh hetime dhe përgjime nga DEA dhe SPAK,, këtë të enjte është kryer një aksion antidrogë në Fratar të Fierit.

Mesohet  gjithashtu po kryhen kontrolle të dyshuar për laborator kokaine.

Sakaq bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni, disa persona janë arrestuar.

Vrau bashkeshorten me thike ne FIER , perfundon hetimi per 57 vjecarin, prokuroria dergon dosjen ne Gjykate


Vrau bashkeshorten me thike, perfundon hetimi per 57 vjecarin ne Fier, prokuroria dergon dosjen ne Gjykate

Nje ngjarje e rende ndodhi ne shkurt te ketij viti ne Lagjen Sheq i madh ne Fier ku 57 vjecari Petrit Mamai denoncoi ne polici si vetevrasje me thike te bashkeshortes se tij  50 vjecaren Valdete Mamaj por me pas eshte zbuluar nga policia dhe eshte pranuar autoresia e vrasjes nga Petrit Mamaj .

Ne rrefimin e tij para grupit hetimor 57 vjecari Petrit Mamaj ka pranuar kryerjen e krimit te rende duke shfaqur edhe pendese. 


” U pendova per cfare kisha bere 
Pas ngjaries, une dola nga shtepia, ku deren e jashtme e mbylla nga jashte, vajta ne kembe ne restorant afer Gjendjes Civile per te ngrene mengjez dhe me pas jam kthyer po ne kembe ne shtepine time. Me te mberritur ne shtepi, u pendova per cfare kisha bere dhe kam njoftuar ne telefon tim vella G, Mamai, i cili jeton disa shtepi me tutje ne lagjen ku banoj dhe kur ai erdhi ne shtepine time, i thashe qe valdetja ka vrare veten. Me pas, vellai im G.M ka nioftuar policine. Deklaroi edhe nje here se per vrasien e bashkeshortes time Valdete Mamaj une ndihem i penduar dhe u kerkoj falje femijeve te mi.
Shtetasi Petrit Mamaj u arrestua ne flagrance ne oren 15:30 si autor i dyshuar per kryerjen e vepres penale
“Vrasje per shkake te mardhenieve familjare te bashkeshortes ” te parashikuar nga neni 79/c te Kodit
Penal.

Akti Ekspertimit Mjeko ligjor r 09/a , mbi ekzaminimin e kufomes se shetases Valdete Mamaj, arrin ne konkluzion se:
Ne trupin e kufomes se verehen dy plage ne pjesen e kurrizit ku njera eshte me drejtim nga larte poshte dhe tjetra me drejtim nga poshte larte. Plaga me drejtim nga larte poshte eshte demtimi i pare i shkaktuar. Tre plage ne gjoks dhe nje ne barke me drejtim nga larte poshte, nje plage ne barke me drejtim pothuajse horizontal, carjee mushkrive, carje e zemres, plage te duarve dhe dermishtje ekimoza.
Keto demtime iane shkaktuar me mjet te forte me teh te mprehte.
Vdekja e shtetases Valdete Mamaj ka ardhur si rezultat i demtimit te muskulit te zemres (plage qe ka sjelle dhe vdekjen)
Akti Ekspertimit Nr 4287 date 19.04.2022 (Ekspertim teknik thike) lidhur me ngjarjen e dates 08.02.2022

Bazuar ne gjithe sa me siper, ne veprimet e te pandehurit Petrit Mamaj, rezulton se, ka te dhena te mjaftueshme qe vertetone se, ai ka konsumuar teresisht elementet e figures se vepres penale;
“Vrasia per shkak te marredhenieve familjare” te parashikuara nga neni 79/c i K.Penal
Persa me siper, ne mbeshtetje te nenit 331 te K.Pr. Penale.
KERKOJ
-Dergimin per gykim te procedimit penal Nr 128 te vitit 2022, me te pandehur, Petrit Mamaj,.
akuzuar per veprat penale”Vrasja per shkak te marredhenieve familjare” te
parashikuara nga neni 79/c i K.Penal

Gjykata Fier le ne burg dy autoret e grabitjes ne Mallakaster qe masakruan 89 vjecarin

Gjykata e Fierit ka vendosur masen e vleresimit “Arrest me burg” per dy autoret e grabitjes me arme dhe masakrimit deri ne vdekje te 89 vjecarit ne Mallakaster.
Ervis Halimi 23 vjec dhe Musa Gudo 28 vjec ,autoret e ngjarjes se rende ne Mallakaster kane dale sot para trupit gjykues me prokuror Petrit Vukaj dhe gjyqtar Taulant Banushi . Te dy autoret e grabitjes ne Klos te Mallakastres qe perfundoi tragjikisht me vdekjen e 89 vjecarit jane njohur nga trupi gjykues me akuzat dhe me vleresimin e mases .
Organi i akuzes referuar kodit penal ka kerkuar masen e vleresimit arrest me burg per dy autoret nderkohe qe kjo kerkese eshte miratuat nga gjyqtari i kesaj ceshtje Taulant Banushi

Mbi dy autoret rendojne akuzat per veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e kaluar ku dy personat kanë hyrë të armatosur në banesën e të moshuarit në Mallakastër ku ndodhej bashkë me bashkëshorten e tij të sëmurë.

Ata janë shoqëruar me forca të shumta policie ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar denimin maksimal.
Të rinjtë hynë për të vjedhur paratë e të moshuarit Çaush Shehaj pasi kishin informacione se ai mbante një kasafortë në banesë.

Auditimi nga KLSH , shkelje miliona lek ne ALBPETROL

Institucionet që kanë kaluar në “sitën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator janë gjetur në shkelje të shumta që kanë sjellë dëm ekonomik por edhe ndikim negativ në administrim të të ardhurave ose shpenzimeve.

Në buletinin e fundit rezulton që ky dëm për të dy zërat të jetë 122 miliardë lekë (mbi 1 miliardë euro), 38% e të cilës vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet dhe pjesa tjetër nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave.

Konkretisht KLSH nënvizon se në përfundim të auditimeve të kryera përgjatë periudhës janar – shtator 2022 ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën totale prej 47 miliardë lekë. Në këtë dëm peshën kryesore e mbajnë tatim-taksat me 45 miliardë lekë, tek Doganat 846 milionë lekë, në fushën e shitjes-blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore 421 milionë lekë.

Ndërkohë për të njëjtën periudhë KLSH ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë nga të cilat:

Nga këto 21,007,564 mijë lekë në fushën e të ardhurave, ku veçojmë vlerën prej 10,182,517 mijë lekë (ose rreth 48% e totalit) e konstatuar në ALBPETROL sha, në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore; si dhe 53,089,493 mijë lekë në fushën e shpenzimeve të kryera jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor, ku veçojmë vlerën 32,817,583 mijë lekë (ose rreth 62% e totalit), konstatuar në Ministrinë e Financave, më konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit dhe Drejtorinë e Borxhit Publik dhe Bashkërendimit të Ndihmës së Huaj” thuhet në publikimin e KLSH.

Në total , për periudhën janar – shtator 2022, në përfundim të 120 auditimeve të kryera, KLSH ka dhënë opinione për 97 prej tyre , nga të cilat: 26 opinione financiare për auditimet financiare, 315 opinione përputhshmërie për auditimet e përputhshmërisë dhe 40 janë opinione financiare dhe përputhshmërie.

Nga auditimet e realizuara gjatë nëntë mujorit të vitit 2022 ka përcjellë në Prokurori 1 kallëzim penal.

Konkretisht, në auditimin e kryer në DVASHK Sarandë me kallëzimin penal të përcjellë në Prokurori janë kallëzuar 6 persona të konstatuar me shkelje të rënda të cilët janë drejtues të nivelit të lartë e të mesëm (Ish-Drejtor,Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t, (aktualisht DVASHK Sarandë); Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, aktualisht specialist; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit, Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë). Monitor

Shqiptarët, të dytët më të plakurit në Europë brenda një dekade, pas Moldavëve

Shqipëria renditet e dyta pas Moldavisë për ritmet e plakjes së popullsisë. Vetëm në dhjetë vite, shqiptarët e gjejnë veten mesatarisht 4.4 vite më të plakur, sa i takon moshës mediane.

Nga 33.2 vjeç që ishte mosha median në vitin 2012 ka arritur në 37.6 në vitin 2021, sipas INSTAT dhe Eurostat. Mosha mediane ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, dmth në fund të 2021-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën moshën 37.6 vjeç dhe gjysma tjetër mbi këtë moshë.

Ndërkohë, vendet e Bashkimit Europian janë plakur mesatarisht 2.2 vite gjatë periudhës 2012-2021, referuar Eurostat.

Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031, thonë projeksionet e INSTAT.

Po sipas skenarit normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë shkon në 50.1 vjeç në 2050 dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç, referuar projeksioneve të OKB-së.

Shqiptarët, 5 vite më të plakur në 10 vitet e fundit. Mosha mediane arrin 38.2 vjeç

Shqipëria, shumë shpejt pritet të arrijë moshën mesatare të Europës.

Mosha mediane popullsisë nisi rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit, sipas INSTAT mediana e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979-2022 mosha mediane është rritur me thuajse 18 vite.

Plakja e popullsisë vijoi me ritme të shpejta edhe këtë vit, duke arritur në 38.2 vite, sipas Instat në raport me 37.6 vite që ishte në 2021.

Nga kryqëzimi i të dhënave të medianave, brenda një dekade (2012-2021) shqiptarët renditen të dytët më të plakurit në Europë, me rreth 5 vite diferencë. Sipas gjineve, mosha mediane e grave shqiptare arriti 39,1 vjet (mosha mediane nënkupton që 50% të grave janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë), ndërsa mosha mediane e burrave arriti në 37,3 vjet ose 2.3 vite më e ulët se grave.

Mosha e mediane e meshkujve në Shqipëri si kudo në botë është më e ulët se e femrave për shkak se kanë jetëgjatësi më të ulët.

Të dhëna të tjera të Eurostat treguan se ndonëse ende në moshë të re, Shqipëria po plaket me shpejtësi për shkak të rënies së lindshmërisë dhe emigracionit të lartë të moshave të reja.

Popullsia shqiptare e grup moshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1% pikë përqindje, për periudhën 2014 -2021.

Për të njëjtën periudhë, ky tregues për vendet e Bashkimit Europian është reduktuar maksimalisht nga 0 në 1.8 pikë përqindje.

Shtetet më të moshuara të Europës

Aktualisht, vendet e Bashkimit Europian janë ndër më të vjetrit, me një moshë mediane prej 44.1 vitesh për 2021-in, referuar Eurostat. Ndër shtetet europiane, Moldavët janë të parët në renditje s ai përket ritmeve të plakjes me 5 vite diferencë në rreth një dekadë, për moshën mediane.

Spanja, pozicionohet e treta. Mosha mediane arriti në 44.7 vjeç në vitin 2021, duke u rritur me 3.9 muaj për të njëjtën periudhë, raporton Eurostat.

Nga krahu tjetër, vendet me ritme më të ulëta plakjeje janë Luksemburgu, Suedia dhe Malta.
Në Suedi, popullsia jo vetëm që nuk është plakur por është rinuar me 0.2 vite në thuajse një dekadë duke regjistruar moshën 40.6 vjeç në 2021.

I njëjti fenomen përsëritët dhe në Maltë ku mosha mediane për 2021 popullsia është rinuar me është 0.3 vite çka e bën vendin më pak të plakur të Bashkimit Europian në këto 9-10 vitet e fundit/Monitor/

Greqi/Rrëfimi tronditës i 45-vjeçares që mbyti të moshuarën me jastëk, kishte tentuar të vriste djalin e saj

Ditën e djeshme, Rodosi është tronditur nga rasti i një “varëse seriale”, e cila kujdesej për të moshuarit në shtëpi.

“Lëmshi” filloi të zgjidhej ditën e djeshme pas vrasjes së një të moshuare në Kalythies, kur 45-vjeçarja kishte marrë në telefon policinë dhe i kishte lajmëruar: Hajdeni se e mbyta.

Punonjësja e shtëpisë u arrestua menjëherë nga policia.

Çështja mori përmasa thriller më pas pasi në kuadër të hetimeve paraprake që përfunduan vonë pasdite, 45 -vjeçarja pretendoi se kishte vrarë edhe tre persona të tjerë.

Sipas dimokratiki.gr, në orën 08:25 të së hënës, 45-vjeçarja ka telefonuar policinë dhe i ka thënë: “E mbyta Florën, hajde”.

45-vjeçari po priste policinë në shtëpinë e 75-vjeçares Flora Kazellis, për të cilën ajo kujdesej. Sipas medieve greke, e moshuara u mbyt me jastëk, shkruan protothema.

Më konkretisht, ajo ka pohuar se në orët e para të mëngjesit të datës 21 nëntor, pa asnjë arsye i ka vendosur një jastëk në fytyrë teksa flinte për ta trullosur.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ajo fillimisht i vendosi dorën në fytyrë teksa e moshuara ishte në shtrat, ndërsa ajo ishte zgjuar.

Më pas i kishte vendosur jastëkun dhe pretendoi se arsyeja e vrasjes ishte shqetësimi që e moshuara i shkaktonte gjatë natës.

Ekuipazhi i ambulancës e gjeti gruan 75-vjeçare në shtrat dhe u përpoq ta rikthente në jetë pasi e gjetën me puls të dobët, por me gjithë përpjekjet e moshuara nuk ia doli.

Si i kreu vrasjet e tjera

45-vjeçarja, duke dhënë të dhëna të paqarta gjatë hetimeve paraprake, ka rrëfyer në polici edhe tre vrasje të tjera.

Ajo ka treguar se ka tentuar të mbyste djalin e saj kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Për këtë arsye, 45-vjeçarja ishte shtruar në një spital psikiatrik.

Në deklaratën e dytë që dha, ajo tha se 10 vjet më parë, kur kishte dalë nga spitali psikiatrik i Leros,  qëndroi në shtëpinë e një banori dhe kujdesej për 63-vjeçaren e atëhershme Irini Pergamalis nga Nikolaou , e cila kishte një problem me zemrën e saj.

Ajo po flinte me të siç e përshkroi dhe një pasdite mori një shiringë dhe futi ujë dhe pilula për presionin e gjakut dhe ia dha asaj. Si pasojë e moshuara gjeti vdekjen. Të nesërmen, siç e përshkroi ajo, shkoi në varrim dhe u vesh me të zeza!

Në një deklaratë tjetër përmendet se dy vite më parë ka rënë në kontakt me familjen e 86-vjeçarit Vassilos Soldatou nga Spyrandrea dhe se është kujdesur për të për një tarifë prej 650 eurosh.

Ajo tha se ishte kujdesur për të për rreth një vit.

I moshuari, siç tha ajo, kishte kolit dhe diabet dhe kur ndërpreu pilulat që merrte për të trajtuar skizofreninë, futi në një shiringë kos dhe sheqer ose mjaltë dhe ia jepte.

Të nesërmen i moshuari u dërgua me ambulancë në spital dhe një javë më vonë ndërroi jetë.

Ajo pretendoi se nuk kishte ndërmend ta vriste dhe se i dha përzierjen specifike të ushqimit sepse ai nuk hante sepse ishte i infektuar me koronavirus.

Më pas ajo përshkroi se kujdesej për 70-vjeçarin Theodosias Tokouzis nga Georgiou, i cili vuante nga demenca, ishte i shëndoshë dhe i shtrirë në shtrat. Ajo tha se i kishte ndërprerë marrjen e ilaçeve për të trajtuar skizofreninë.

Ajo spekuloi se ishte përgjegjës për vdekjen e tij sepse e kishte goditur në kokë.

Ky eshte autori i veasjes se ish-bashkeshortes ne Itali

Viron Karabollaj , 40 vjeç, është autori i masakrës në Spinea të Italisë, ku vrau me thikë ish bashkëshorten e tij Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘ dhe të dashurin e saj Flonino Merkuri , 23 vjeç.

Vironi u gjet i vdekur pasi vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri në mbrëmjen e së dielës 20 nëntor në një shtëpi në Spinea , në zonën e Venedikut .

Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘ dhe Flonino Merkuri , 23 vjeç, të dy me origjinë shqiptare, u gjetën të vdekur në shtëpinë në via Leopardi rreth orës 22:00 pasi vajza e gruas kishte ngritur alarmin për shkak se nuk po fliste dot me nënën e saj. Vajza kishte kontaktuar disa herë me nënën e saj pa marrë përgjigje dhe kur zbriti në garazh gjeti trupin e partnerit të nënës së saj.

Pas zbulimit makabër, policia është vënë në ndjekje të Viron Karabollajt. Të dy viktimat kishin plagë me thikë. Policët gjetën në shtëpi thikën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë . Hetimet janë fokusuar menjëherë tek ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj .

Pas një nate kërkimi, dyzet vjeçari u gjet i pajetë në kompaninë via Oriago në Chirignago  ku punonte Viron Karabollaj .

Vera ishte zhvendosur në Spinea disa vite më parë me bashkëshortin nga i cili ishte ndarë prej dy vitesh. Më pas ajo kishte nisur një lidhje me bashkatdhetarin e saj Flonino Merkuri , i cili ishte vendosur tek ajo. Një marrëdhënie e penguar nga ish-i që ndau çiftin përgjithmonë me vrasjen mizore të dyfishtë përpara se të bënte vetëvrasje.