Energjia fotovoltaike, rritet interesi, vetem ne FIER , 2 aplikime te reja

Energjia fotovoltaike, rritet interesi, vetem ne FIER , 2 aplikime te reja

613
SHPËRNDAJE

Çmimet e larta në energjisë si rezultat i krizës e kanë ulur në mënyrë të ndjeshme kohën e kthimit të investimeve në këtë sektor.

Një interes i jashtëzakonshëm është vënë re sidomos për impiante fotovoltatikë ku dy vitet e fundit aplikimet pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë të shumta.

Kompani që kanë në objekt të tyre energjinë por edhe të tjera në fusha të tilla si ndërtimi, telekomunikacioni, karburantet të bashkuara apo secila më vete kanë paraqitur aplikime për projekte me kapacitete nga më të ulëtit deri tek ato më ambiciozë që nuk janë objekt koncesioni.

Kjo do të thotë që energjinë e prodhuar ato do ta shesin në tregun e lirë. Së fundmi në MIE janë paraqitur pesë kërkesa të reja për një kapacitet total të instaluar prej 124.95MW.

Projekti i parë është ai i shoqërisë “AUROUS ENERGY” SH.P.K. që ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 50 MW, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Zonën Kadastrale Nr. 3038, Fshati Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier.

Në aplikimin e dytë shoqëria “5GX ENERGY” SH.P.K. ka kërkuar ndërtimin e një impianti me kapacitet 10 MË, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Zonën Kadastrale Nr. 1020, Fshati Allprenaj, Njësia Administrative Golem, Bashkia Lushnje, Qarku Fier.

Shoqëria “BAD” SH.P.K. është e treta që ka shprehur interesin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 9.95 MW në Zonën e fshatit Osojë, Bashkia Maliq, Qarku Korçë.

E katërta bashkimi i përkohshëm i Shoqërive “DELTA PLAN STUDIO” sh.p.k dhe “ARGO SUN ENERGY” sh.p.k për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 5 MW në Zonën Kadastrale Nr. 3710, Fshati Vanë, Njësia Administrative Delvinë, Bashkia Delvinë, Qarku Vlorë.

E pesta bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “EU GREEN ENERGY” sh.p.k dhe “WINPHARMA” sh.p.k ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti eolik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 50 MW, me vendodhje në Bashkinë Dropull, Qarku Gjirokastër

S'KA KOMENTE