Momente paniku u shpalosën në Selanik, kur një autobus që transportonte studentë u përfshi nga flakët.
Zjarri ka rënë pas një defekti mekanik dhe kjo ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë.
Shoferi ndaloi në kohë dhe autobusi u evakuua shpejt. Fëmijët dhe shoqëruesit dolën të sigurt dhe qëndruan në një distancë të sigurt, pas hekurave mbrojtëse.
Shumë shpejt në vendngjarje nisi operacioni i shuarjes.
Nga informacionet e para thuhet se autobusi i përket një shkolle private dhe se fëmijët kanë zbritur menjëherë dhe janë dërguar në vend të sigurt.
