Irani do të marrë grupin e parë të avionëve luftarakë rusë Su-35

Irani do të marrë grupin e parë të avionëve luftarakë rusë Su-35

17
SHPËRNDAJE

Irani do të marrë brenda ditëve të ardhshme grupin e parë të gjeneratës së fundit të avionëve luftarakë rusë Sukhoi SU-35, njoftuan sot mediat iraniane. Irani i kishte blerë avionët luftarakë në nëntor, sipas faqes së internetit të gazetës Etemad. Dorëzimi i parë është planifikuar të bëhet brenda ditëve në vijim.

Nuk janë dhënë detaje të tjera, por sipas raportimeve, Irani do të marrë gjithsej 24 avionë të rinj luftarakë. Ministria e Mbrojtjes e Republikës Islamike njoftoi vitin e kaluar se vendi kishte blerë helikopterë sulmues Mi-28H dhe Yak-130 nga Rusia, përveç SU-35.Pas rënies së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e cila kishte për qëllim të parandalonte Iranin nga marrja e armëve bërthamore dhe rivendosjes së sanksioneve perëndimore, Teherani ka intensifikuar marrëdhëniet e tij me Moskën. Perëndimi akuzon Iranin se mbështet Rusinë me mbështetje logjistike ushtarake në luftën e Moskës kundër Ukrainës, veçanërisht se Teherani e furnizon Moskën me të ashtuquajturat drone kamikaze, të cilët Perëndimi thotë se janë përdorur shumë herë në luftën në Ukrainë. Teherani i mohon këto pretendime perëndimore.

S'KA KOMENTE