IKMT shemb me shpërthim “Prestige Resort” në Golem

IKMT shemb me shpërthim “Prestige Resort” në Golem

713
SHPËRNDAJE

Përfundoi me një shpërthim shumë të fuqishëm këtë të diel, sulmi i paligjshëm i qeverisë mbi “Prestige Resort”. Plot 70 kilogram eksploziv iu vunë hotelit 7 katësh të resortit më të bukur të bregdetit të Adriatikut, për ta shembur përtokë. U deshën vetëm pak sekonda që një investim disavjeçar, mundi dhe puna e shumë njerëzve, destinacioni i pushimit të mijëra të tjerëve, të ktheheshin në një grumbull gjigand intertesh.

Që nga e enjtja kur nisi sulmi i paprecedentë dhe deri pak orë para kryerjes së shpërthimit, IKMT nuk kishte njoftuar asgjë mbi veprimet e saj të paligjshme në resort. Vetëm në mesditën e së dielës, IKMT njoftoi se do kryente shpërthimin e kontrolluar në ndërtesë.

Inspektoriati njoftoi se kishte hapur 730 vrima në trupin e 7 katëshit dhe kishte shtruar 4 000 metra linear fitil, për të lidhur 70 kilogramët e eksplozivit dhe për këtë forcat e xhenios punuan me intensitet edhe netëve për të arritur objektivin e kërkuar.

Shkatërrimi i hotelit me tritol ndodhi pak orë përpara se gjykata administrative Durrësit të shqyrtonte kërkesën e kompanisë “Erioni SHPK” për pezullimin e shembjes së hotelit deri në shqyrtimin me themel të saj. Por ashtu siç parashikohej, Dallëndyshe Bici, e cila me firmën e saj ka vërtetuar lejen e ndërtimit të resortit, kishte marrë urdhër të prerë për shembjen e shpejtë. Gjatë gjithë këtyre ditëve ajo iu bënte presion vartësve të saj, që ndërtesa të rrafshohej para së hënës.

S'KA KOMENTE