Situata e motit ne Qarkut Fier

Informacion i ores 09:00 mbi situaten ne teritorin e qarkut Fier.
Situata ne teritorin e qarkut eshte e qete. Nga strukturat vendore te MC, nuk kemi informacione per situata problematike.

  • per shkak te eres qe ka fryr gjate nates ka stakime te energjise elektrike ne:
    ▪︎1 Fider ne Njes Adm Cakran, fshatrat Buzmadh, Hambar, Floq.
    ▪︎1Fider ne Njes Adm Portez, fshatrat Krapes, Lalar.
    ▪︎ N/ stasioni elektrik Libofsh, Njesia Adm Libofshe.
    ▪︎ N/stacioni elektrik Pojan, Njesia adm Levan.
    Grupet e punës së OSHE janë në terren duke punuar për normalizimin e situatës.
  • furnizime me uje te pijshem nuk ka problem.
  • ruget rurale dhe nacionale jane te kalushme normalisht.
  • hidrovoret ne gadishmeri te plote pune.
  • Niveli i ujit ne lumin Vjosa ne Uren e Mifolit krahu i Fierit eshte 5 m me tendence ulje.
    Strukturat e MC janë në monitorim të situatës .

Makina me 5 pjesëtarë të një familje mbetet në mes të përroit, shpetohen nga banoret

Një familje prej 5 personash ka rrezikuar jetën në fshatin Kalur të Njësisë Adminstrative Ungrej të Bashkisë Lezhë pasi makina me të cilën udhëtonin mbeti në mes të përroit ndërsa po tentonin ta kalonin atë.

Kane qenë banorët e zonës që kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur një tragjedi të mundshme pasi niveli përroit ishte rritur ndjeshëm dhe rrjedha e tij ishte e fortë5 personat u bllokuan në makine ne pamundësi për te dale dhe gjithcka u zgjidh me ndihmën e personave të tjerë që konstatuan situatën. Familja që rrezikoi duke mos e ditur nivelin e ujit po ktheheshin nga një ceremoni mortore dhe nuk kishin rrugë tjetër për të lëvizur.

Arrestohen nga policia ,3 persona ne FIER

Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 45 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Korçë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.45-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 2 kartëmonedha me prerje 100 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ll., 36 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shtyhet seanca paraprake për inceneratorin e Fierit, ish ministri Koka kërkesë GJKKO

Në gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca paraprake per inceneratorin e Elbasanit. Gjatë seancës paraprake Nëpërmjet mbrojtjes ish ministri Koka ka kërkuar bashkim të çeshtjeve. Kërkesa është bërë pasi ish ministri ështe marre i pandehur edhe për inceneratorin Fierit.

Ndërkohë Gjykata e shtyu seancën për inceneratorin e Fierit për më 1 shkurt.

Ndërkohë sa i takon inceneratorit të Elbasanit, seanca vijon teksa janë duke u shqyrtuar kërkesat.

Rikujtojmë se ndaj ish ministrit Koka janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit. Ndërsa më herët GJKKO rrëzoi kërkesën e Kokës për heqje të masës së sigurisë për inceneratorin e Firit. SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.

U dhunua nga partneri, “Google Translate” shpëton 28 vjeçaren shqiptare në Greqi

Një 28 vjeçare shqiptare që jeton në Kretë të Greqisë ka kërkuar ndihmë pasi është dhunuar fizikisht nga partneri i saj 44 vjeçar nëpërmjet “Google Translate”. Pasi u dhunua nga partneri, ajo shkroi në një kafene pranë banesës së saj duke kërkuar ndihmë, raporton Protothema.

28 vjeçarja nuk dinte greqisht dhe përmes shërbimit Google Translate ka kërkuar ndihmë. 44 vjeçari po e kërkonte dhe kontaktoi policinë pasi kishte frikë se mos arrestohej pasi ajo nuk ka dokumente. . Por pas denoncimit të së resë, oficerët e policisë e arrestuan 44-vjeçarin për dhunë në familje.

28-vjeçarja ndodhet në Greqi pa dokumentet e nevojshme, megjithatë si viktimë e dhunës në familje mbrohet me ligj dhe nuk do të nisë procedura e dëbimit. 

Makina dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman/ Rinisin kërkimet në Fier, asnjë gjurmë nga 26-vjeçari

Pritet të rifillojnë edhe sot kërkimet intensive për kërkimin e automjetit tip “ Golf” që dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Seman në orët e para të së dielës.

Kërkimet në ditën e katërt do të vijojnë deri në grykëderdhjen e lumit Seman, nëse automjeti është shtyrë nga rryma deri në këtë zonë. Ndërkohë paralel, vijojnë kërkimet edhe me dron  nga ajri.

Ende nuk është hedhur poshtë pista se 26-vjeçari mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes me parmakët e hekurit të urës së Mbrostarit.

Rrëzimi i helikopterit në Ukrainë,18 të vdekur

18 persona, duke përfshirë tre fëmijë dhe udhëheqjen e Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, kanë vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në Kievin lindor.

Helikopteri u rrëzua dhe ra mbi një çerdhe dhe më pas shpërtheu në flakë. Ndër të vdekurve janë Denis Monastyrsky, ministri i brendshëm dhe zëvendësi i tij, si dhe Sekretari i Shtetit dhe po ashtu edhe tre fëmijë.

Guvernatori i rajonit tha se 29 persona u plagosën gjithashtu, duke përfshirë 15 fëmijë. Shkaku i rrëzimit nuk është përcaktuar ende.

Morën ryshfet nga një qytetare, AMP nis hetimin për dy policë

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës ka nisur hetmet për dy punonjës policie, pasi u kapën mat duke marrë ryshfet nga një shofere. Bëhet fjalë për Ervis Sokollin dhe Skënder Sakajn, të dy me detyrën e inspektorit të trafikut.

NJOFTIMI
– Inspektor E. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– Inspektor S. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– Shtetasja I.H., e dyshuar se ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet u referuan pasi në datë 16.01.2023 Drejtoria Rajonale AMP Durrës është vënë në dijeni të një video të publikuar në rrjetet sociale ku një shtetas i paidentifikuar denoncon me pamje filmike një rast të kontrollit të një drejtuese mjeti, kryer nga dy punonjës policie, dhe në video dyshohet për mitmarrje nga punonjësit e policisë

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera, ngrihen dyshime të arsyeshme se punonjësit e policisë kanë komnsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, ndërsa shtetasja I. H., dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për 2 punonjësit e Policisë.

AMP falënderon mediat për bashkëpunimin dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.