KQZ gjoba per partite politike per shkelje ligjore mbi shpenzimet elektorale

KQZ vendosë gjobë (masë administrative) PS me 5. 5 milion lekë (55 mln lekë të vjetra) për shkelje ligjore mbi shpenzimet elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Mesohet se PS ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore nga kandidatët dhe subjektet politike. 

KQZ gjobit PD me 700 mijë lekë (7 mln lekë të vjetra) për shkelje ligjore mbi shpenzimet elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. PD ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore

Vendimet pas auditimeve te ekspertëve ligjorë.

ABUZUAN ME FONDET NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT 2021, CELIBASHI PROPOZON KËTO GJOBA PËR PARTITË

PS 5. 5 mln lekë
PD 700 mijë lekë
PDK 100 mijë
Lzhk 100 mijë
L. LEGALITETI 500 mijë
PR 500 mijë
Lzhk 500 mijë
Balli Komb. Demokrat 500 mijë
Nisma Thurje 600 mijë
Bindja Demokratike 600 mijë
Lëvizja Demokratike 600 mijë
Psd 600 mijë
Balli Kombëtar 600 mijë

(Gjoba në leke të rinj)
Partia e Lirisë (dikur LSI nuk gjobitet), duke rezultuar kështu si e vetmja parti me raport të rregullt

Burg të përjetshëm dy vëllezërve shqiptarë në Itali,ekzekutuan me armë ish-bankierin teksa tërhiqte para në bankomat

Vrasja Bankierit

Burg përjetë shqiptarit Paulin Meçaj dhe vëllait të tij, të cilët mbrëmjen e 16 korrikut vranë ish-menaxherin e bankës Giovanni Caramuscio, gjatë një grabitjeje, përpara bankomatit në rrugën San Pietro in Lama në Lequile. Vendimi u dha nga Gjykata e Leçes mëngjesin e sotëm. 

Mediat italiane raportojnë se Gjykata vendosi rritjen e dënimit edhe për vëllain e tij bashkëpunëtor, për të cilin prokurori kishte kërkuar 22 vite burg.

Kujtojmë se Caramuscio, 69 vjeç, po tërhiqte disa para në bankomat në prani të gruas së tij, gjatë kohës kur u sulmua nga dy shqiptarët. Pas një përleshje të shkurtër, ish-bankieri u qëllua me armë zjarri, ndërsa humbi jetën.

I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 41-vjeçari në Berat

Njoftimi:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Dh.Gj.(P.), 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Ky shtetas, në muajin maj 2022, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, ka goditur me sende të forta shtetasin V. B.

Pranga per 43 vjecaren ne Fier,ushtronte prostitucionin ne lokalin e saj

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”.

Vihet në pranga një 43-vjeçare, pasi kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte, për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.

Në hetim për këtë rast, 3 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative, për një ambient (lokal) të vënë në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, si dhe në bazë të provave të siguruara si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Penaliteti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për shtetasen Y. N. (XH)., 43 vjeçe, banuese në Fier, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Fjalet e 31 vjecarit pasi goditi Berishen

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka treguar hap pas hapi si është bërë neutralizimi i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Berishën rrugës për në protestë.

Ai deklaroi në emisionin “Opinion” se e kanë dërguan të riun në selinë e PD duke pritur mbërritjen e forcave të policisë. Breçani u shpreh se në kamerat e sigurisë ai është kapur duke kryer lëvizje të dyshimta në oborrin e Partisë Demokratike.

“Isha 10 metra larg. Berisha ishte i mbrojtur në të gjithë perimetrin vetëm përpara ku ndodhen gazetarët. Me bodyguardët ka qenë e gjithë zona. Unë isha rreth 10 metra më përtej nën shoqërinë e ish oficerëve të liruar. Kur dëgjuam incidentin u afrova. Ne reagojmë sepse profesioni na detyron të reagojmë. Kam pasur një goditje pa dashje gjatë ndërhyrjes për ta marrë me vete. Ai edhe kur shtrihet në tokë vazhdon goditjet kundër simpatizantëve të PD.

Kur unë shkova aty e ndërprenë goditjet. Nuk kishte punonjës policie afër. Ne e morëm, njoftuam sallën operative. E dërguam në ambientet e PD. Erdhën punonjësit e policisë së shtetit. I kërkova a ke dokument identifikimi. Nuk kishte as telefon me vete. I tha emër mbiemër. Më tha bëra atë që duhej bërë. Nuk tha asnjë fjalë kush e ka futur dhe nga ka ardhur. I thashë me kë ke ardhur në protestë. Ishte i prerë. Thoshte duhet të bëja atë që duhej bërë. Nuk mund duk se ishte i çmendur. As telefon asgjë nuk kishte me vete. Nuk foli asnjë fjalë.

Kur erdhi policia nuk e hapi gojën. Ata e vunë në pranga. Policia e kreu normal punën e saj. Detyrimisht policia erdhi me vonesë. Sepse ka një sallë operative. Ambulanca erdhi me punonjës të policisë për të marrë personin. Për kohën që kam qëndruar në PD, është parë në kamerat e sigurisë ka tentuar edhe në oborrin e PD është sjellë rreth e qark. E ka gjetur pikën e dobët, duke ndërhyrë para gazetarëve. Është i njëjti që ka tentuar të hyjë brenda. Kishte forcë fizike edhe goditjen e ka dhënë të mirë”, deklaroi ai.

Reagon Petro Koci per incidentin e goditjes se Berishes

Ne nje postim te tij ne rrjetin social facebook edhe deputeti i PS Fier Petro Koci ka reaguar per goditjen me grusht te kreut te PD . Ndryshe nga eksponente kryesor ne PS dhe deri tek kryeministri i vendit , Petro Koci ka shkuar pertej keqardhjes dhe neverise duke e quajtur kete sulm fizik te Berishes nje veprim qe smund te behej nga mazhoranca ndersa e vetmja pale qe do perfitonte nga akti sa i neveritshen aq edhe idiot i goditjes fizike te Berishes do ishte opozita

Postimi i Petro Kocit

E vetmja pale qe do perfitonte nga akti sa i neveritshen aq edhe idiot i goditjes fizike te Berishes do ishte opozita.
Por nuk besoj se kane mbrritur deri ne ate pike sa ta kene planifikuar vete.
Ndersa PS nuk ka kurren e kurres interes per incidente te tilla ordinere qe demtojne imazhin e nje dite historike per Shqiperine dhe i japin ushqim skenareve konspirative e te dhunshem te opozites.
Cdo njeri normal, pa dallim politik e denon aktin e sotem, pa asnje ngurrim.
Me duket mua, apo keta te opozites po shfaqen te lumtur me aktin dhe te hidheruar me samitin?

Nëna e Gert Shehut i kërkon falje Berishës: Ka probleme të shëndetit mendor

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit që goditi sot me grusht kreun e PD-së Sali Berisha është shprehur në një intervistë për Euronews Albania se djali i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor

Ajo iu bëri thirrje politikanëve që të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje si politike. E ëma nënvizoi se djali i saj nuk është simpatizant i asnjë partie politike dhe i kërkoi ndjesë Sali Berishës për aktin që kreu sot djali saj.

Fatkeqësia e djalit tij nuk dua të që të shfrytëzohet nga policia. Punonte si motorist, shpërndante pica. Nuk ka as shokë, as shoqe që merret me këto. Absolutisht nuk është përdorur.  Problemet e tij ai i ka pasur të ndryshme. Absolutisht nuk kishte ndonjë simpati politike. As për të votuar nuk shkon. Unë nuk e di pse ka shkuar sot në protestë. I kërkoj ndjesë atij që i gjuajti, z. Berisha. Nuk dua që një parti politike të merret me hallet e tij. Më vjen shumë keq që merren me fatkeqësitë”, u shpreh e ëma.

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon kryeministri Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.