Disa termete jane rregjistruar ne vendin tone ne 24 oret e fundit

Vendi jonë është përfshirë nga një seri tërmetesh me epiqendër në zonën e Klosit.

Nga ora 20:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:36 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 7 tërmete.

Tërmetet kanë qenë të lehtë duke filluar nga 2 deri në 3.5 richter.

Lëkundjet janë ndjerë në Dibër dhe në Tiranë, por nga iformacionet e marra , nuk kanë shkaktuar dëme.

Kryeministri Rama premton tjeter bonus për pensionistët

Një tjetër bons do të jepet për pensionistët për të përballuar inflacionin që ka prekur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vende të tjera të Evropës.

Kryeministri Edi Rama shprehet se bonusi do të programohet pa marrjes së këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill.

“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, sipas Ramës.

Pensionistët morën 8 mijë lekë bonus, pjesë e Pakos së Madhe gjatë muajit dhjetor për të përballuar situatën ekonomike.

Media italiane: Si kontrollon mafia shqiptare trafikun e drogës në SHBA dhe Europë

Jo vetëm vjedhjet dhe prostitucioni, falë çmimeve të ulëta, mafia shqiptare mbetet protagoniste e padiskutueshme e trafikut të drogës. Prostitucioni, pastrimi i parave, vjedhjet dhe trafiku i drogës, për mafian shqiptare, vështirësitë e shkaktuara nga hetimet antimafia të viteve ’90, janë vetëm një kujtim i largët. Falë një strukture të ngjashme me atë të Ndranghetës, të përbërë nga pak të penduar dhe degëzime të shumta në po aq territore, mafia shqiptare ka arritur të diversifikojë investimet e saj në Shtetet e Bashkuara, në Evropë, në Itali, ku falë konsolidimi i marrëdhënieve me organizatat kryesore kriminale, ka arritur të ngjit majat në një mënyrë që Vincenzo Musacchio, kriminolog, jurist dhe bashkëpunëtor i RIACS ( Instituti Rutgers për Studime Anti-Korrupsion ), e ka përcaktuar si “e pandalshme ” dhe – siç raporton gazeta “La Verità ”- detyroi prokurorin kombëtar antimafia, Giovanni Melillo, të shkonte në Tiranë për të krijuar marrëdhënie ndërkombëtare të dobishme për luftimin e krimit të organizuar së bashku me prokurorin special shqiptar.

“Mafia e Tiranës ka lëvizur sasi të mëdha kokaine dhe heroine përmes bashkëpunimit të bashkatdhetarëve të pranishëm në vend, në Amerikë dhe në shtete të tjera të Europës, veçanërisht në Holandë”, shpjegoi Dia (Drejtoria e Hetimit Antimafia). Kjo mafie ka arritur të kualifikohet si veçanërisht e besueshme edhe falë çmimeve konkurruese në trafikun e drogës të cilat kanë favorizuar marrëdhëniet me organizatat kriminale italiane”.

Kjo ka bërë që të hyjë mirë në kanalet e ndërveprimit me ‘Ndranghetën dhe, përmes një bashkëpunimi të frytshëm me klanin kalabrez të Belloccostë Rosarno-s, në tregun aktual të drogës në provincën e Milanos. Për më tepër, ende në Lombardi, në Varese, 100 mijë euro të ardhura kriminale u sekuestruan në shtëpinë e dy trafikantëve shqiptarë të drogës, ndërsa në Liguria, shpjegoi drejtori i Dia -s, Maurizio Vallone, “Mafia shqiptare ka kontraktuar trafikun e drogës të ‘Ndranghetës”. Në Modena dhe Reggio Emilia, mafia shqiptare arriti të importonte ‘lumenj’ droge nga Holanda nëpërmjet korrierëve që e fshehën drogën në makinat e tyre, ndërsa në Venecia arritën të menaxhonin trafikun e drogës në qendrën historike të qytetit. Këto janë elemente që, të marra së bashku, demonstrojnë përhapjen e mafies shqiptare, e cila, duke filluar nga Pulia në vitet 1990, arriti të zgjerohej me sukses në pjesën tjetër të Bel Paese.

Interesat e përbashkëta dhe alarmi ‘i padëgjuar’ i Gratterit se “Mafia Gargano-Foggia dhe bashkëinteresat e mafias shqiptare tregojnë realitetet kriminale të lidhura me Camorra, ‘Ndrangheta’ dhe Cosa nostra” – shpjegoi Dia. Ai shtoi se; ka pasur infiltrime të shumtë në të gjithë sektorët më të ekspozuar ndaj rrezikut të pastrimit të parave me origjinë të paligjshme, si rishitja e makinave të përdorura, menaxhimi i klubeve të natës dhe vendeve argëtuese ose ato që lidhen me sektorin e ndërtimit, blerja e mjeteve tregtare. aktivitetet, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, gazit dhe ujit, menaxhimin e mbetjeve si dhe sektorë të lidhur me ekonominë e gjelbër”. Një laborator kriminal veçanërisht i zellshëm, i cili, përveç pastrimit të parave dhe trafikut të drogës, është bërë edhe protagonist i padiskutueshëm i krimeve të lidhura me prostitucionin dhe vjedhjet falë sulmeve të shumta ndaj transportuesve të blinduar dhe qendrave tregtare.

“Për të paktën tre vjet kam thënë se në Evropë ka një mafia që po shfaqet, ajo shqiptare -përsëriti Nicola Gratteri. Shqipëria është një vend i prirur për ryshfet ndaj zyrtarëve publikë. Nëse më pas largohem nga Shqipëria dhe tashmë kam fuqi ekonomike, mund të forcohem edhe si mafia ndërkombëtare”.

“Në agim do të humbas”, ky është titulli i filmit të vlerësuar edhe nga “Los Angeles Film Festival” si filmi më i mirë italian i vitit 2021. Filmi krenohet me prodhimin e “Henea Production”, nga Daniele Muscariello, i cili sipas magjistratëve antimafia u zbulua se ishte i përfshirë në marrëdhënie me disa trafikantë shqiptarë të drogës si Elvis Demce dhe Ermal Arapaj.

Në një lidhje me Fabiola Cimminella, një ish-pjesëmarrëse e shfaqjes së realitetit Canale 5 “Ishulli i tundimit”, Muscariello, marsin e kaluar, në fakt përfundoi në arrest shtëpiak për pastrim parash me familjet D’Amico-Mazzarella Camorra, të udhëhequr nga bosi Salvatore. Sipas aktakuzës, falë Daniele Muscariello-s, paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale të klanit napolitan u ‘pastruan’ si falë aktiviteteve të lidhura me kompaninë e prodhimit të filmit Muscariello, ashtu edhe falë një kompanie vere në Monte Porzio Catone.

“Ne kemi marrëdhënie të rëndësishme. Ata më kanë arrestuar katër herë, por më pas shkoj në shtëpi”, tha Muscariello gjatë një bisede telefonike të përgjuar nga hetuesit. Sipas prokurorëve, bashkë me shqiptarët, Muscariello po planifikonte edhe një rrëmbim për qëllime zhvatjeje. Projekti – raporton gazeta “La Verità” – do të dilte nga një koleksion mjedisor që zhvillohej në shtëpinë e Elvis Demçes, në atë kohë në arrest shtëpie. Gjatë bisedës së përgjuar, Demçe, duke folur për ‘biznes’ me Muscariello-n dhe showgirl- in Fabiola Cimminella, përsëriti: “Harrojini financimet, po marrim një magazinë për t’i mbyllur”, ndërsa shtoi se; “Ata po vijnë të bëjnë një kontratë pune”, duke iu referuar një sipërmarrësi që punon në sektorin e skelave. “Ne, për t’i trembur dhe për të mos i vrarë, godasim njërin në këmbë, tjetrin e bëjmë të ‘zhduket’”.

Sipas hetuesve, Muscariello përfaqësonte “një pikë të qëndrueshme për aktivitetet e pastrimit të parave” të kryera nga mafia shqiptare; një referencë e cila me kalimin e kohës padyshim është kthyer në një mjet të aftë për të konsoliduar më tej veprimtarinë e mafies shqiptare në Itali.

Në moshën 30 vjeçare, humb jetën infermierja nga Lushnja

Një infermiere nga Lushnja ka humbur jetën ditën e sotme.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” nga Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë bëhet fjalë për infermieren Xhuliana Seferin.

Ata shprehin keqardhje për infermieren duke i ngushëlluar familjarët dhe miqtë për humbjen e saj nga jeta.

Seferi ka mbaruar studimet për Infermieri- Mami dhe punonte në spitalin publik të Lushnjës si infermiere.

Postimi:

Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë shumë te re kolegia jonë Xhuliana Seferi

Znj. Seferi lindi në 30 Tetor 1993 në qytetin e Lushnjes.
Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Ismail Qemali, në degën Infermieri-Mami.
Ka ushtruar profesionin e infermieres pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnje.
Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Xhulianën e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i saj

Kishin kryer 36 grabitje në Greqi, publikohen identitetet e shqiptarëve të arrestuar

Autoritetet kanë publikuar të dhënat nga operacioni i goditjes së bandës së grabitësve në Greqi, ndërsa kanë publikuar foto edhe emra të shqiptarëve të arrestuar.

Mësohet se nga të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33-vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç.

Ndërkohë theksohet se në kërkim është Armando Roko 20-vjeç.

Këta persona në bashkëpunim kryenin grabitje të ndryshme. Ata u shkonin dyqaneve duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen.

Ndërkohë deri më tani kanë zbuluar 36 grabitje në Athinë, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar në datën 10 janar.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Arrestohet 65 vjecari , dyshohet se ka kryer mardhenie me nje vajze te mitur

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 55 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një send të fortë (shkop bejsbolli).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Paraditen e sotme, në fshatin Belinë, shtetasi I. Sh., 65 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, është dëmtuar shtetasi I. Sh., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Plagosja ne Fier, policia postblloqe ne rruge dhe kontrolle te mjeteve

Një plagosje me armë zjarri ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Fierit.  Dyshohet së përplasje nisi për një konflikt të çastit.

Sipas policise autori është Altin Nika, i cili ka plagosur me armë zjarri Dashamir Muçën, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes policia është vënë ndjekje të autorit duke ngritur disa pika postoblloku ne hyrje dalje te Fierit me qytete te tjera

Ngjarja ka ndodhur pranë QTU FIER

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

Policia FIER JEP DETAJET PER PLAGOSJEN ME ARME

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.