Arrest me burg për 31-vjeçarin që sulmoi me grusht Berishën 

Gerti Shehu, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së opozitës ditën e martë, është lënë në burg.

Arrest me burg për Gert Shehun, 31-vjeçari i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së opozitës ditën e martë.

Kujtojmë se në protestën e 6 dhjetorit Shehu u afrua pranë kreut të PD duke e goditur atë me grusht, dhe duke i shkaktuar hematoma në fytyrë.

Sipas PD sulmi është me qëllime politike dhe i orkestruar nga Edi Rama.

Makina me targa greke del nga rruga, humb jetën shoferja

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Kërkesat për azil të shqiptarëve në Greqi mbeten të larta, refuzohen nga autoritetet greke

Kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë mbeten të larta edhe në Greqi krahas Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian si Gjermania, dhe Franca.

Sipas të dhënave të Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit në dhjetë muajt e parë të këtij viti 1113 kërkesa për azil u paraqitën nga shtetasit shqiptarë në qendrat rajonale greke të azilkërkuesve.

Shqiptarët sipas këtyre të dhënave përbënin rreth 4% të kërkesave për azil të bëra nga shtetasit e vendeve të treta të cilat shënonin rreth 28.055, gjithësejt.

Pjesën më të madhe të aplikimeve për azil në Greqi e zënë shtetasit nga Afganistani, Siria dhe Pakistani të cilët kanë edhe numrin më të lartë të njohjeve të azilit.

Sipas të dhënave të Ministrisë greke për Migracionin dhe Azilin shqiptarët përbëjnë kategorinë me numrin më të vogël të njohjeve, pasi vetëm 0,18% në kategorinë “a” dhe 0,80% në kategorinë “b” kanë arritur të përfitojnë azil 10 muajt e vitit 2022.

Kjo, pasi Greqia prej disa vitesh e konsideron Shqipërinë si “vend të sigurtë” dhe ka gjithnjë e më pak mundësi që shtetasit shqiptarë të referohen në azil.

Sipas vetë emigrantëve shqiptarë që aplikojnë për azil në shumë raste kërkesat e tyre lidhen me shmangien e deportimit drejt Shqipërisë.

Ndërkohë shqiptarët renditen të tretët në 10 kombësitë me apelimet që u janë bërë rasteve kur u është refuzuar azili mbi bazë të kërkesave të paraqitura këtë vit, apo vitin e kaluar.

Sipas Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit 1.156 shtetas shqiptarë i apeluan vendimet për refuzimin e azilit dhe përbënin 10% te totalit te apelimeve të të huajve (13.614 gjithësejt) në dhjetë muajt e këtij viti.

Ndërkohë, të dhënat e sapopublikuara nga Ministria greke e Emigracionit për të huajt e rregullt të pajisur me lejeqëndrimi në Greqi flasin se në tetor numri i shqiptarëve ishte 291.005 persona të cilët përbëjnë 61,24% të 475.225 të huajve të rregullt në Greqi.

Ky numër është dukshëm më i ulët se tetori i një viti më parë ku sipas statistikave të Ministrisë greke të Migracionit 428. 899 shtetas shqiptarë figuronin me leje qëndrimi dhe përbënin 63% të të huajve të rregullt në Greqi.

Ministria greke e emigracionit ka pohuar se në lidhje me kërkesat fillestare të paraqitura brenda vitit 2020, vendet kryesore të origjinës së emigrantëve të rregullt për të cilët janë lëshuar lejet e qëndrimit ishin Shqipëria, Kina dhe Pakistani.

Për kërkesat e paraqitura në vitin 2021 lejet janë dhënë, kryesisht për shtetas të Shqipërisë, Gjeorgjisë dhe Pakistanit, ndërsa për kërkesat fillestare që janë depozituar në 10 muajt e parë të vitit 2022 në shtetet me më shumë persona që kanë pëprfituar lejet e qëndrimit janë shtetasit e Shqipërisë, Rusisë dhe Kinës./Voa

Makina shperthen ne flak ne ecje, brenda mjetit bashkeshortet dhe 2 femije te mitur

Një makinë ka shpërthyer ndërsa ishte në lëvizje. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Njoftimi:

Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën  të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

OSHEE: Nga nesër në këto qytete do të stakohet energjia elektrike

Njoftimi:

Investim i OST në pjesën 110kV të Nst Kuçovë, zonat e Berat-Fier që preken nga stakimi 07:00-12:00

Bazuar mbi kontratën e investimit në pjesën 110kV të Nst Kuçovë nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A), disa zona do të preken nesër nga kufizimi i energjisë elektrike.

Konkretisht, të premten, datë 9 dhjetor, ora 07:00-12:00, për shkak të punimeve në rrjetin e tensionit të lartë do të stakohet energji elektrike në zonat rreth rajoneve Berat, Kuçovë, Çorovodë dhe Fier.

Zonat që preken në orarin e cituar në njoftim janë:

Berat

Pjesërisht qyteti Berat dhe fshatrat Velabisht, Rroshnik, Vodicë, Bregas, Duhanas, Kostren, Remanic, Starovë, Otllak, Lumas, Moravë, Orizaj, Kutalli, Drenovicë, Samaticë, Rërza, Pobrat, Çukalat dhe Slanicë

Pjesërisht qyteti i Poliçanit, Çorovoda dhe fshatrat Bargullas, Nishovë, Novaj, Provonik, Kalluç, Mbrakull, Tërpan, Torozhan, Çerenisht, Nishicë, Veleshnjë, Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnjë, Gjorgovë, Tomorricë, Store, Vërzhezhë, Munushtire, Kakruk, Vendreshe, Spatharë, Krorëz, Dobrushë dhe Bogovë

Kuçovë

Pjesërisht: disa lagje të qytetit dhe fshatrat Sinjë, Perondi, Poshnjë, Kozarë, Tapi, Çiflik, Gegë, Avaleas, Arrëz, Bozok, Salc-Kozarë, Ferras, Drizë, Frashër, Dikater, Guri i Bardhë, Goricë, Syzes, Malas-Grop, Banaj, Gajd, Sheq, Vokopol, Skrevan, Lagjet: Qylet, Pellumbas, Qamic, Goricë, Manastir, Cobot,

Fier

Pjesërisht: Roskovec, Driz, Driz, Vidhisht, Kurjan, Velmish, Vlosht, Ngjeqar dhe Strum.

Rrezohet Rusia ne Beograd. Delegacioni shqiptar protagonisti nr 1.

Mbyllet me sukses politik ne Beograd sesioni i 60 i Asamblese Parlamentare te Bashkepunimit te Ekonomik te Detit te Zi.( PABSEC). Nje sesion me debate te nxehta per shkak se ne te bejne pjese si Ukraina ashtu edhe Rusia.

Delegacioni shqiptar me Kryetar Petro Kocin u be protagonisti kryesor per rrezimin e aprovimit te mandateve te delegacionit rus ne Asamble. Me nderhyrje te vendosura dhe te sakta u shmang cdo manover per ti bere dredha rregullores qe kishin synim te arrihej vlefshmeria e mandateve te Rusise, duke shpikur opsionin e votimit ne bllok te te gjithe mandateve te delegateve te rinj.

Votimi u krye ne perputhje me rregulloren dhe asnje mandat i ri i Rusise nuk u aprovua. Ne krah te Shqiperise ishte aktiv edhe delegacioni rumun. Ne favor te Rusise votuan Serbia, Armenia, Turqia.

Ne fjalen e tij zoti Koci theksoi se “nuk kemi te bejme thjesht me nje konflikt por me lufte naziste te Rusise ndaj Ukraines. Ukraina po lufton per clirim, ndersa Rusia po kryen lufte pushtuese. Cdo deputet i Rusise eshte njelloj pergjegjes per agresionin mbi Ukrainen.

” Delegacioni rus u largua me nervozizem nga sesioni. Nderkohe amendamentet e delegacionit ukrainas kaluan te gjitha ne dokumentet e aprovuara ne Asamble. Megjithese statuti i organizates nuk parashikon perjashtimin si opsion, mosaprovimi i mandateve ruse eshte de facto perjashtim.

Delegacioni ukrainas i shprehu mirenjohje te vecante Shqiperise per kembenguljen aktive te delehacionit per te materializuar ne vendimmarrje vullnetin politik te organizates.

Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, ‘arrest me burg’ për 27-vjeçarin

Arrest me burg” për 27-vjeçarin Rildi Koçja, i cili të dielën plagosi me thikë vjehrrin e tij, 62-vjeçarin Xhevdet Braushi dhe kunatin 30-vjeçar Albion Braushi.

Ky shtetas u njoh sot me masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës, ku prokuroria ka kërkuar arrest me burg.Ngjarja ndodhi më 4 dhjetor, rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, ku 27-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta plagosi me thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Arrestohet 39 vjeçari shqiptar në Greqi, kokainë, armë dhe mbi 30 mijë euro në shtëpinë e tij

Një 39 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik. Atij i është gjetur dhe sekuestruar rreth 300 gram kokainë dhe mbi 30 mijë euro. Ky shtetas ishte liruar pak kohë më parë nga burgu pasi ishte akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë hetimeve policore të kryera në shtëpinë e tij dhe në një magazinë që përdorte, u gjetën edhe një pistoletë bashkë me 36 gëzhoja, pako me lëndë medicinale për përzierien e drogës dhe dy peshore elektronike precize.

Gjithashtu u sekuestrua një automjet i përdorur si mjet për trafik droge. I arrestuari me kallëzimin penal të ngritur ndaj tij, u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik dhe u referua në hetues.