Reagimi i Deputetit për rritjen e çmimit të karburanteve: Të hetohet Bordi! 

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës.

Në një reagim në Facebook, Sula u shpreh se prokurorët duhet të nisin një hetim ndaj Bordit, ndërsa bëri thirrje se Autoriteti i Konkurrencës dhe ai i Mbrojtjes së Konsumatorëve të analizojë situatën dhe të përdor mekanizmat ligjorë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.

Postimi i plotë:

Bordi “Kap Ça Të Kapësh” në misionin për të vjedhur deri në ditën e fundit.
📍Bordi i ashtuquajtur i transparencës po kryen misionin e tij “Kap Ça Të Kapësh” deri në ditët e tij të fundit. E di se i ka ditët e numëruara pasi në 31 Janar Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë, përfaqësuesit e oligarkëve në atë bord dhe ata të qeverisë dolën sot pas 3 javësh rritën sërish çmimin e naftës. Vendim që shkon përkundër pritshmërive.
📍 Tabela që shikoni në foto është ecuria e çmimit të naftës në bursën ndërkombëtare. 85 dollarë ka shkuar një fuçi, edhe më ulët se të niste lufta. Por për bordin “Kap Ça Të Kapësh” çmimi duhet të rritet. Kjo është qartazi vjedhje në xhepat e shqiptarëve përmes një mekanizmi të legalizuar nga qeveria.
📍Pasi Kushtetuesja mori në shqyrtim padinë që bëra me kolegët e mi për bordin e ushqimeve dhe të naftës, zëvendës kryeministrja dhe ministrja e financave lajmëruan shkrirjen e tyre, por mercenarët në atë bord po kryejn misionin e tyre në shërbim të oligarkëve dhe kundër qytetarëve deri në minutën e fundit.
Kjo është e patolerueshme.
Ndaj unë sot do të inkurajoja prokurorët që të hetonin vendimarrjen e bordit. Gjithadhtu edhe Autoriteti i Konkurencës dhe ai i Mbrojtjes së Konsumatorëve të analizojë situatën dhe të përdor mekanizmat ligjorë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.

325962125 1116576822370664 448372095569930058 N

Kontabilistin grek e vrasin për një borxh 200 mijë €, gruaja shqiptare merr paratë dhe arratiset në Shqipëri

Një kontabilist grek është vetëvarur mbrëmjen e kaluar në Greqi.Mediat fqinje raportojnë se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një borxh prej prej 200 mijë eurosh që 50-vjeçari i kishte një 47-vjeçareje. Kjo e fundit ka rrëfyer përfshirjen e saj në vdekjen e tij duke treguar detajet e tragjedisë që ndodhi në Moschato.

Kontabilisti dhe 47-vjeçarja njiheshin prej dhjetë vitesh dhe lidhja e tyre ishte thjesht profesionale. Pak para orës 18, 47-vjeçarja ka mbërritur në shtëpinë e kontabilistit grek pasi pretendon se 50-vjeçari i kishte zhvatur një shumë të madhe parash.

Në të njëjtën kohë, sipas policisë të shtunën e kaluar persona që kishin investuar para tek kontabilisti kanë shkuar në zyrën e 50-vjeçarit në Kallithea dhe e kanë rrahur. 

Sipas të njëjtave informacione, bashkëshortja e 50-vjeçarit, me origjinë nga Shqipëria, ka pasur akses në llogaritë e tij bankare, ka tërhequr para dhe është larguar për në vendin e saj. 

Kontabilisti, baba i dy vajzave u gjet i varur në banesën e tij mbrëmjen e së hënës në Moschato.  Me të në atë kohë ishte edhe 47-vjeçarja, e cila mëngjesin e së martës ka rrëfyer përfshirjen e saj në vdekjen e burrit.

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do të tregtohen nafta, benzina e gazi

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 17 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.1.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 842, +116 nga data 19.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 937, +82 nga data 19.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 99 (-0.27 nga data 19.12.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Gjendet i varur 50 vjeçari në Greqi, gruaja që dyshohet se kreu krimin: Nuk e vrava, thjesht i hoqa karrigen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pirea të Greqisë, ku një 50 vjeçar është gjetur i varur në banesën e tij. Ngjarja fillimisht u raportua si vetëvrasje pasi burri ishte i lidhur me një litar në fyt. Por Por pas hetimeve, policia dyshoi se gruaja që ishte në shtëpi mund të kishte lidhje me vrasjen e tij.

Pasi është marrë në pyetje, gruaja ka thënë se mes tyre ka pasur një sherr, pasi sipas saj viktima i kishte para borxh. Mediat greke shkruajnë se gruaja ka raportuar në polici se ka tentuar që ta mbyste me një litar por pa ia arritur. Më pas, 50 vjeçari ka shkuar në dhomën e tij për t’u vetëvrarë.

Gruaja ka thënë se e ka parë kur ai ka vendosur litarin në fyt dhe është varur, dhe se ajo nuk i kishte bërë asgjë përveçse sipas saj e ka ndihmuar duke i hequr karrigen.“E kam ndihmuar, i kam shtyrë karrigen ”, ka thënë ajo, raportojnë mediat greke.

Reshje te dendura bore në veri te vendit

Dëborë e dendur ka vazhduar këtë të martë në veri të vendin.

Bora ka arritur në disa centimetër në Qafën e Thores, e cilësuar si pika më delikate e aksit rrugor Shkodër-Theth.

Kompania e kontraktuar për pastrimin e rrugës po vazhdon punën për mbajtjen hapur të aksit që të çon në këtë pikë turistike.

Edhe një vit më parë, rruga u mbajt e hapur duke shënuar dimrin e parë për Thethin me turistë. Ndërkohë, në fshatin turistik nuk ka dëbore. Për turistet që i drejtohen kësaj zone, duhet me çdo kusht pajisja me zinxhirë.

Kërkime në lumin Seman edhe nga ajri, asnjë gjurmë nga fati i 26-vjeçarit në Fier

Vazhdon të mbetet mister fati i 26-vjeçarit Mateo Lika, i cili dy ditë më parë dyshohet se me një automjet të marrë me qira ka rënë në ujërat e lumit Seman në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”.

Nuk ka ende asnjë të dhënë nëse automjeti është në ujërat e lumit apo pas përplasjes me parmakët e urës është larguar.

Këto janë dy pistat ku po hetojnë blutë e Fierit, ndërsa kontrollet vazhdojnë në lumin Seman ashtu edhe në zonat përreth, me shpresën për të gjetur automjetin.

Për të tretën ditë, polumbarët e repartit special Renea po kërkojnë në rrjedhën e lumit, duke përdorur metodën me zinxhirë dhe nga ajri me drone.

Pavarësisht kërkimeve, nuk ka asnjë gjurmë nga makina, ndërsa telefoni i 26-vjeçarit vijon të jetë i fikur.

Rama: Pas 30 ditësh shqiptaret mund të ikin në Kinë pa viza

Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në Kinë. Lajmin e ka ndarë vetë kreu i qeverisë Edi Rama,përmes një postimi në rrjete sociale.

“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”- shkruan Rama.

E peson 27 vjecari ne Fier pasi kanosi me pistolet loder nje shtetas tjeter

Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 41 vjeç, banues në Radostinë, Fier, pasi i ka vjedhur celularin, një shtetaseje.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 27 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi ka kanosur me pistoletë lodër, një shtetas. Sendi i përdorur në mënyrë të kundërligjshme, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Më datë 16.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. M., 46 vjeçe, banuese në Patos, se më datë 31.12.2022, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja S. M., 23 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të 46-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e 23-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.