Kryeprokurori kritika vartësve: Disa prokurori nuk punojnë

Kryeprokurori kritika vartësve: Disa prokurori nuk punojnë

80
SHPËRNDAJE

Kryeprokurori, Olsian Çela, shprehu kritika për sa i përket punës së vartësve të tij në disa rrethe. Sipas tij prokuroritë e qyteteve Kavajë, Gjirokastër dhe Lushnje kanë pasur performancë të ulët.

Kryeprokurori, Olsian Çela, ka shprehur shqetësim për disa prokurori të cilat sipas tij nuk kanë pasur performacën e duhur gjatë vitit të kaluar.

Gjatë raportimit në KLP, Çela tregoi edhe qytetet ku është ndeshur kjo problematikë.

Evidentohet performancë më e ulët në prokuroritë e rretheve gjyqësore Kavajë, Gjirokastër, Lushnje, Përmet, me tregues të performancës nën 75%”.

Për gjatë vitit 2022 kryeprokurori tha se Komisioni i Policisë Gjyqësore, ka vënë re se drejtuesit e prokurorive të rrethe gjyqësore përgjithësisht kanë bërë vlerësime formale dhe dukshëm jo objektive dhe në përputhje me kriteret ligjore për hetuesit.

Në një masë të konsiderueshme drejtuesit e prokurorive rezultojnë se nuk luajnë një rol dinamik dhe aktiv në ushtrimin e detyrave të tyre në këtë aspekt. Konstatohet se roli i tyre kufizohet përgjithësisht në marrjen e masave formale.”

Çela vuri në dukje se në disa prokurori, është vërejtur qëndrim formal i drejtuesve të cilët nuk kanë trajtuar siç duhet problematikat e dala gjatë punës.

S'KA KOMENTE