Reagimi i Deputetit për rritjen e çmimit të karburanteve: Të hetohet Bordi! 

Reagimi i Deputetit për rritjen e çmimit të karburanteve: Të hetohet Bordi! 

359
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës.

Në një reagim në Facebook, Sula u shpreh se prokurorët duhet të nisin një hetim ndaj Bordit, ndërsa bëri thirrje se Autoriteti i Konkurrencës dhe ai i Mbrojtjes së Konsumatorëve të analizojë situatën dhe të përdor mekanizmat ligjorë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.

Postimi i plotë:

Bordi “Kap Ça Të Kapësh” në misionin për të vjedhur deri në ditën e fundit.
📍Bordi i ashtuquajtur i transparencës po kryen misionin e tij “Kap Ça Të Kapësh” deri në ditët e tij të fundit. E di se i ka ditët e numëruara pasi në 31 Janar Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë, përfaqësuesit e oligarkëve në atë bord dhe ata të qeverisë dolën sot pas 3 javësh rritën sërish çmimin e naftës. Vendim që shkon përkundër pritshmërive.
📍 Tabela që shikoni në foto është ecuria e çmimit të naftës në bursën ndërkombëtare. 85 dollarë ka shkuar një fuçi, edhe më ulët se të niste lufta. Por për bordin “Kap Ça Të Kapësh” çmimi duhet të rritet. Kjo është qartazi vjedhje në xhepat e shqiptarëve përmes një mekanizmi të legalizuar nga qeveria.
📍Pasi Kushtetuesja mori në shqyrtim padinë që bëra me kolegët e mi për bordin e ushqimeve dhe të naftës, zëvendës kryeministrja dhe ministrja e financave lajmëruan shkrirjen e tyre, por mercenarët në atë bord po kryejn misionin e tyre në shërbim të oligarkëve dhe kundër qytetarëve deri në minutën e fundit.
Kjo është e patolerueshme.
Ndaj unë sot do të inkurajoja prokurorët që të hetonin vendimarrjen e bordit. Gjithadhtu edhe Autoriteti i Konkurencës dhe ai i Mbrojtjes së Konsumatorëve të analizojë situatën dhe të përdor mekanizmat ligjorë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.

325962125 1116576822370664 448372095569930058 N

S'KA KOMENTE