Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, ‘arrest me burg’ për...

Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, ‘arrest me burg’ për 27-vjeçarin

376
SHPËRNDAJE

Arrest me burg” për 27-vjeçarin Rildi Koçja, i cili të dielën plagosi me thikë vjehrrin e tij, 62-vjeçarin Xhevdet Braushi dhe kunatin 30-vjeçar Albion Braushi.

Ky shtetas u njoh sot me masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës, ku prokuroria ka kërkuar arrest me burg.Ngjarja ndodhi më 4 dhjetor, rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, ku 27-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta plagosi me thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

S'KA KOMENTE