Te shtena me arme!70-vjeçari vret me armë një person dhe plagos një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Laknas. Nje 70 vjecar ka qelluar me arme e si pasojë eshtw vrare një person dhe ka plagosur një tjetër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FIER-Gjendet e pa jete ne banese nje grua

Ngjarje e rende ne Fier.Eshte gjetur pa jete nje grua ne lagjen kryengritja e Fierit.Sipas informacioneve te para mesohet se gruaja me inicialet Gj.T rreth te 70 eshte gjetur pa jete ne pasditen e sotme.

Kane qene komshinjte e te moshuares te cilet kane njoftuar policine dhe zjarrefikeset pasi kane ndjere eren e djegur qe vinte nga banesa e saj .Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës i cili ka hapur me forcë derën dhe paraprakisht u dyshuar se e moshuara nuk kishte shenja jete.

E moshuara kishte lënë qumështin në zjarr dhe era e shkrumbuar ,ka bërë që komshinjtë të alarmohen. sipas komshijve një orë më parë 70- vjeçarja ishte pare duke dale per të blerë ushqime.

Ambulanca e ka trasportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të bërë ekspertizën.

Tentoi të vriste me sëpat të riun, arrestohet 52-vjeçari

Burimet bëjnë me dije se ka ndodhur një konflikt mes dy shtetasve, në një lokal, në lagjen nr. 4,  Kavajë. Artur Petja, 52-vjeç, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin I. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë. 33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Elton Dedej, 44 vjeç, banues në Kavajë (pronari i lokalit ku ka ndodhur konflikti), është arrestuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Pas konfliktit në lokalin e tij, ky shtetas ka prishur vendin e ngjarjes.

Gjatë kontrollit në celularin e shtetasit Elton Dedejt, shërbimet e Policisë kanë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Mjeti prerës (sëpatë), celulari i shtetasit E. D. dhe i shtetasit A. D. janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Tentoi të vriste , një 33-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një lokal, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Vihet në pranga dhe një 44-vjeçar (pronari i lokalit ku ndodhi konflikti), pasi ka përkrahur 52-vjeçarin, duke prishur vendin e ngjarjes dhe duke dhënë deklaratë të rreme. 44-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas që luante lojëra fati në lokalin që 44-vjeçari e kishte përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrohen mjeti prerës (sëpatë) dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes 2 shtetasve, në një lokal, në lagjen nr. 4, Kavajë, kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. P., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokalin në pronësi të shtetasit E. D., ka tentuar të vrasë shtetasin I. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, duke e goditur me mjet prerës (sëpatë), në kokë. 33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë. 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. P., 52 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë;

E. D., 44 vjeç, banues në Kavajë (pronari i lokalit ku ka ndodhur konflikti), për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Pas konfliktit në lokalin e tij, ky shtetas ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa kur është marrë në pyetje nga oficeri i Policisë, ka deklaruar se shtetasi I. Gj. ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët. Gjatë kontrollit në celularin e shtetasit E. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Kavajë, klient në këtë lokal, pasi edhe në celularin e tij gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Mjeti prerës (sëpatë), celulari i shtetasit E. D. dhe i shtetasit A. D. janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier , te moshuarit :”Duam të kthehemi në azil”

Pas zjarrit që përfshiu shtëpinë e të moshuarve në Fier, 50 të moshuar që jetojnë në këtë institucion, janë strehuar në spitalin rajonal të Fierit.

Ata vlerësojnë njëzëri përkujdesjen e stafit përgjatë gjithë natës teksa presin rikthimin në strehën e tyre.
Ndërkohë sipas shefit te pranim-urgjencës, doktor Blendi Dhespollari fillimisht në spital janë sjellë 16 banorë të shtëpisë së moshuarve, të cilët janë paraqitur me parametra jetike normale, pa probleme djegie, pa gjendje lipotimie, koshientë, por vetëm të frikësuar. 2 prej tyre janë futur në terapi si rrjedhojë e diagnozave kronike nga të cilat vuanin, astma bronkiale dhe krizë hipertensive. Aktualisht janë të stabilizuara dhe të 50 banorët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, duke pritur rikthimin në godinën e tyre. Një e moshuar, tregoi momentet e panikut kur ra zjarri.

“U tremba. Kishte shumë tym, s’do dilja dot. Dua që të ikim nga këtu, të na rregullohet shtëpia jonë.”, tha një e moshuar. Ndërkohë, një tjetër i moshuar, nga shtrati i spitalit tregoi se si kishte humbur ndjenjat në korridorin e azilit pasi ishte asfiksuar nga tymi.

Fier-Dhune ne familje dhe kercenim me thike, 2 te arrestuar dhe 1 i proceduar penalisht

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. T., 24 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. B., 37 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 64 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Te dehur ne timon, arrestohen 2 shoferë ,ne Roskovec e Mallakaster


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 22 vjeç, banues në Roskovec dhe A. Sh., 51 vjeç, banues në Mallakastër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Greqia ashperson qendrim ndaj Shqipërisë:Çështja e integrimit do të lidhet me Belerin

Greqia ashpërson qëndrimin e saj në lidhje me kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rastin e Fredis Beleri. Në një deklaratë me shkrim në kuadër të mbledhjes së Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së. (COREPER), Greqia thekson se çështja e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës do të jetë kusht për të ardhmen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Krahas kësaj, në deklaratë theksohet se tani e tutje për Athinën, çështja e pranimit të Shqipërisë në BE do të shihet e lidhur me qëndrimin që Tirana do të tregojë për çështjen Beleri, të cilën pala greke e konsideron si provë të shkeljes së kushteve që duhet të plotësojë një shtet kandidat për anëtarësim në bllok.

Deklarata në fjalë shoqëron letrën, e cila është miratuar dhe dërguar në Tiranë, duke përbërë – thjesht proceduralisht – hapin e parë për fillimin e negociatave me BE-në. për pesë kapituj themelorë.

Kujtohet se pak javë më parë Athina kishte bllokuar letrën për të dhënë një “sinjal” lidhur me çështjet që e shqetësojnë në lidhje me Shqipërinë. Në këtë kohë, Athina mori presion shumë të fortë si nga Gjermania, ashtu edhe nga presidenca spanjolle për të ndryshuar qëndrimin e saj.
Megjithatë, sipas burimeve të mirëinformuara të cilave iu referohet media greke, Greqia nuk ka ndërmend të tërhiqet, pasi pretendon se ndalimi 7 mujor i Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës është një shkelje e drejtpërdrejtë e shtetit të së drejtës siç përshkruhet nga traktatet evropiane dhe evropiane.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 30 Nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.1 lekë dhe shitet me 94.1 lekë.Euro blihet me 102.4 lekë dhe shitet 103.1 lekë.Franga zvicerane këmbehet në blerje me 105.9 lekë, ndërsa në shitje me 107 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.9 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68.1 lekë, ndërsa në shitje me 70.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

GROPA THELLOHET/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po