Fier-Dhune ne familje dhe kercenim me thike, 2 te arrestuar dhe 1...

Fier-Dhune ne familje dhe kercenim me thike, 2 te arrestuar dhe 1 i proceduar penalisht

2273
SHPËRNDAJE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. T., 24 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. B., 37 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 64 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE