Makina perplas dy femije , nje 8 vjecar ka humbur jeten teksa tjetri ka mbetur i pla*osur

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar këtë të diel në lagjen nr.15 në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur dy fëmijë, duke i marrë jetën një 8-vjeçari, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i automjetit, banor i zonës, është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga Policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Hetimet vijojnë për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes së rëndë

Fier – Plag*sje me th*kë në lagjen “15 Tetori”, shpallet në kërkim 25-vjeçari

Screenshot

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak orë më parë në lagjen “15 Tetori”, në Fier, ku mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi E. G., 35 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit se i dëmtuari ishte paraqitur në Spitalin Rajonal Fier me plagë të shkaktuara gjatë një konflikti, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë hetimet për sqarimin e rrethanave.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga i dëmtuari, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se gjatë një konflikti ka plagosur me thikë në zonën e barkut 35-vjeçarin.

Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të konfliktit.

17 vite nga vr*sja e Fatmir Xhindit ne Roskovec, djali e kujton me mesazh prekës

Më 2 maj shënohen 17 vite nga vrasja e ish-deputetit të Fierit, Fatmir Xhindi, një ngjarje që në vitin 2009 tronditi opinionin publik dhe mbetet ende e pazbardhur plotësisht.

Në këtë përvjetor, familjarët e tij e kanë kujtuar me dhimbje, duke theksuar mungesën e gjatë ndër vite dhe plagën që kjo ngjarje ka lënë në familje.

Djali i tij, Albano Xhindi, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku shpreh mallin dhe kujtimin e vazhdueshëm për të atin, duke e konsideruar të përjetësuar në kujtesën e tij.

Fatmir Xhindi u vra në vitin 2009 pranë banesës së tij në Roskovec, në një atentat me armë zjarri që pati jehonë të madhe në politikën shqiptare dhe opinionin publik. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë vijuar ndër vite, por pa një përfundim të qartë.

Edhe pas 17 vitesh, figura e tij mbetet e lidhur me një nga ngjarjet më të rënda të asaj periudhe në Fier.

Fier, pl*g*sje me th*kë – policia në kërkim të autorit

Një 35-vjeçar është paraqitur në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është plagosur me mjet prerës.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:40 shtetasi E. G., 35 vjeç, ka marrë plagë me thikë nga një person ende i paidentifikuar.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Fier, sherr mes dy të rinjve në lavazh përfundon me pl*gosje me th*kë

Screenshot

Një konflikt mes dy të rinjve në një lavazh në lagjen “15 Tetori” në Fier ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës, duke lënë një person të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas konfliktit, ndërsa policia ka mbërritur në zonë dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Aksidenti me humbje jete në Shkodër-Koplik, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Shkodrës arrestoi drejtuesin e njërit prej mjeteve të përfshirë në aksidentin fatal ditën e djeshme në aksin Shkodër-Koplil, ku humbi jetën 1 person dhe u plagosën 3 të tjerë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, tha policia.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi A. M. është përplasur fillimisht me një tjetër automjet me drejtues shtetasin V. X., dhe më pas me një mjet tjetër të drejtuar nga shtetasi E. Gj.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës pasagjeri i automjetit të drejtuar nga A. M., shtetasi Z. M. Ndërkohë, dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja Gj. M. kanë mbetur të lënduar lehtë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit godet raste të arm*mbajtjes pa leje dhe dh*nës, procedohet edhe një 72-vjeçar

Screenshot

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin M. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një përforcues grushti metalik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin S. M., 32 vjeç, banues në fshatin Kremenar, Mallakastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të xhaxhait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 72 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.

Në Stacionin e Policisë Patos është paraqitur shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Patos, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi D. A., 32 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Greqi:Disa zona mbulohen nga dëbora

Greqia “vishet” me borë në maj, moti i ftohtë surprizon vendin

Greqia po përjeton ditë me mot të pazakontë për muajin maj, teksa reshjet e borës, temperaturat e ulëta dhe erërat e forta kanë rikthyer pamjet dimërore në shumë zona malore të vendit.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë Parnithën, Parnassosin, Kalavritën, Pelionin dhe zona të tjera malore, ku rrugët dhe pemët janë mbuluar nga bora, ndërsa temperaturat në disa rajone kanë zbritur deri në -1 gradë Celsius.

Për shkak të motit të keq, qarkullimi i automjeteve është pezulluar në disa segmente rrugore, ndërsa autoritetet kanë kërkuar përdorimin e zinxhirëve të dëborës për lëvizjen në zonat malore.

Pamjet dimërore kanë tërhequr edhe vizitorë të shumtë, të cilët kanë shfrytëzuar fundjavën për të parë nga afër reshjet e pazakonta të borës në prag vere.

Sipas parashikimeve meteorologjike, nga dita e nesërme pritet përmirësim i motit dhe rritje e ndjeshme e temperaturave, të cilat gjatë javës do të kalojnë 27 gradë Celsius.