Dy të burgosur humbin jetën pas përleshjes në burg në Greqinë veriore

Një incident i rëndë është regjistruar në një burg në veri të Greqisë, ku një përleshje mes të dënuarve ka përfunduar me dy viktima.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Nigritës, ku sipas mediave lokale jetën e kanë humbur një shtetas algjerian dhe një shtetas iranian gjatë konfliktit të brendshëm mes të burgosurve.

Autoritetet greke kanë reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke arrestuar 11 persona të dyshuar si të përfshirë, mes tyre edhe dy të konsideruar si autorët kryesorë të vrasjes, sipas raportimeve të “Kathimerini”.

Pas përleshjes, forcat e sigurisë kanë kryer një kontroll të gjerë në ambientet e burgut, ku janë sekuestruar disa sende të ndaluara dhe të rrezikshme, përfshirë thika të improvizuara dhe objekte të forta.

Në kërkim për ‘puç ushtarak’, arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk

Një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, është ndaluar në aeroportin e Rinasit teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë Ibrahim Karaoglu, 67 vjeç, i kërkuar për “tentativë për rrëzim të rendit kushtetues” dhe “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, sipas legjislacionit penal turk.

Ndalimi i tij u bë nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm në Tiranë, në bashkëpunim me partnerët turq dhe shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si pjesë e kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Autoritetet bëjnë me dije se arrestimi është kryer në zbatim të një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore në kuadër të ekstradimit.

Aksidenti në Durrës, reagon shkolla ku mësonin 3 të miturit: Humbje e rëndë për gjithë komunitetin

Screenshot

Reagimi i shkollës “Demokracia” pas tragjedisë: “Humbje e rëndë për gjithë komunitetin”

Paraditen e sotme, shkolla “Demokracia”, ku studionin tre të miturit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen tragjike.

Në mesazhin e saj, shkolla shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e dy nxënësve, duke e cilësuar këtë si një humbje të madhe jo vetëm për familjet, por edhe për të gjithë komunitetin dhe stafin arsimor.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy nxënësve të mitur, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme. Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte,” thuhet në reagim.

Më tej, shkolla u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve, duke theksuar se fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen.

“Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona. U prehshin në paqe,” përfundon mesazhi i shkollës “Demokracia”.

Aksident në aksin Fier–Vlorë, dy persona të pl*gosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Vlorë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Pezullohet drejtori i Policisë së Durrësit pas aksidentit me dy fëmijët qe humben jeten

Pezullohet drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa, pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër u plagos rëndë. Detyra i është besuar përkohësisht Ervin Hodaj deri në përfundim të hetimeve

Zbardhet dinamika e e aksidentit në Durrës, shoferi i dehur përplasi fëmijët në trotuar

Screenshot

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë 10-vjeçarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, 57-vjeçari Nikoll Radaçi, drejtues i një automjeti tip “Benz”, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, ku tre fëmijët po luanin pranë zonës së banimit.

Pas përplasjes fatale, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja duke braktisur makinën, por është arrestuar nga policia vetëm pak minuta më vonë.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve humbën jetën në vendngjarje, ndërsa fëmija tjetër u transportua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, pla*osen 3 persona

Sipas të dhënave paraprake, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet të vogël, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa sipas burimeve nga vendngjarja, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për shkak të përplasjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht.

Njoftim i Policise: Makina perplas 3 femije ,humbin jeten 2 prej tyre ,nje tjeter i plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy fëmijëve është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 15 në Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 14:20, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka përplasur tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa fëmija tjetër ndodhet në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.