Zbardhet ngjarja e ndodhur pak orë më parë në lagjen “15 Tetori”, në Fier, ku mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi E. G., 35 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit se i dëmtuari ishte paraqitur në Spitalin Rajonal Fier me plagë të shkaktuara gjatë një konflikti, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë hetimet për sqarimin e rrethanave.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga i dëmtuari, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se gjatë një konflikti ka plagosur me thikë në zonën e barkut 35-vjeçarin.
Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të konfliktit.










