Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në ditët në vijim, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Sipas parashikimit të MeteoAlb, priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra, reshje dëbore në lartësitë mbi 1100 metra dhe ulje e ndjeshme e temperaturave.
ARRSH njofton se kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin në akset rrugore kombëtare.
Drejtuesve të mjeteve u kërkohet:
- Të reduktojnë shpejtësinë gjatë udhëtimit.
- Të respektojnë sinjalistikën rrugore.
- Të kontrollojnë gjendjen teknike të automjetit përpara nisjes.
- Të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht kur udhëtojnë në akset malore.
ARRSH apelon për kujdes dhe përgjegjshmëri në timon, me qëllim shmangien e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë në rrugë.










