Neo Malësorja” braktis PS-në: Prej sot jam deputete e pavarur!

Ndërsa protestat para Kryeministrisë vijojnë prej 15 ditësh me qytetarë që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, një zhvillim i papritur ka ardhur nga radhët e Partisë Socialiste. Marjana Koçeku, e njohur për publikun si “Neo Malësorja”, ka njoftuar se nga sot do të largohet nga grupi parlamentar i PS-së dhe do të ushtrojë mandatin si...

Çmimi i arit në rënie, tregjet fokusohen te normat e interesit

Megjithëse ari njihet si një nga investimet më të sigurta në periudha krizash dhe konfliktesh, çmimi i tij ka shënuar rënie gjatë javëve të fundit, duke surprizuar një pjesë të tregjeve financiare. Analistët shpjegojnë se investitorët po i kushtojnë më shumë vëmendje zhvillimeve ekonomike sesa tensioneve gjeopolitike. Në veçanti, pritshmëritë se Rezerva Federale e SHBA-së do të mbajë normat e...

Rama: Negociatat për investimin e Kushner në Sazan vijojnë, protestat nuk do ta ndalin projektin

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se negociatat për projektin turistik prej 1.6 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit, i mbështetur nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, po vazhdojnë pavarësisht protestave dhe kritikave që janë ngritur ndaj tij. Në një intervistë për MSNOW, Rama i cilësoi kundërshtimet ndaj projektit si “budallallëqe ideologjike”, duke theksuar se bisedimet për investimin kishin nisur shumë...

“Të gjithë kundërshtarët e Trump , po bëhen palë e protestës, Rama: Duan të krijojnë udhëkryq!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se në të po bashkohen grupe dhe individë të ndryshëm që, sipas tij, kanë interesa politike të përbashkëta kundër qeverisë. Rama u shpreh se mes mbështetësve të protestës ka edhe figura që janë kundërshtare të Presidentit amerikan Donald Trump, duke shtuar se synimi i tyre është krijimi i...

Aksidenti në aksin rrugor Pogradec-Lin, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime bëjnë me dije se një nga të plagosurit nuk ka mundur t’i...

Në kërkim prej vitesh,prangoset në Borsh Moisi Habilaj

Pas disa vitesh në kërkim është vënë në pranga Moisi Habilaj. Sipas burimeve policore, Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit. Ai është lokalizuar në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij, ku qëndronte prej kohësh. Sipas të njëjtave burime, arrestimi është kryer nga forcat...

Halla e Erionit emocionon protestën: “Nipin ma vr*u th*ka, por edhe shteti kur iu fikën dritat në spital”

Një dëshmi prekëse ka tronditur pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku halla e Erionit, të riut që humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar, ka folur mes lotësh për dhimbjen e familjes së saj. Në fjalën e saj, ajo ngriti akuza të forta ndaj sistemit shëndetësor dhe institucioneve shtetërore, duke pretenduar se...

Perplasen 3 automjete në Vasjar të Tepelenës, disa të lënduar lehtë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në Tepelenë. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete që po qarkullonin në këtë segment rrugor. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale dhe momente paniku te drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë...