Ndërsa protestat para Kryeministrisë vijojnë prej 15 ditësh me qytetarë që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, një zhvillim i papritur ka ardhur nga radhët e Partisë Socialiste.
Marjana Koçeku, e njohur për publikun si “Neo Malësorja”, ka njoftuar se nga sot do të largohet nga grupi parlamentar i PS-së dhe do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Koçeku, e cila ka deklaruar se vendimi vjen pas reflektimeve të saj politike dhe se do të vijojë të përfaqësojë qytetarët jashtë çdo grupimi parlamentar.










