Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në Tepelenë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete që po qarkullonin në këtë segment rrugor. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale dhe momente paniku te drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.










