“Të gjithë kundërshtarët e Trump , po bëhen palë e protestës, Rama: Duan të krijojnë udhëkryq!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se në të po bashkohen grupe dhe individë të ndryshëm që, sipas tij, kanë interesa politike të përbashkëta kundër qeverisë.

Rama u shpreh se mes mbështetësve të protestës ka edhe figura që janë kundërshtare të Presidentit amerikan Donald Trump, duke shtuar se synimi i tyre është krijimi i një situate të paqartë politike dhe një “udhëkryqi” për vendin.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria duhet të vijojë rrugën e saj të zhvillimit dhe integrimit, pa u ndikuar nga tensionet politike që, sipas tij, synojnë të pengojnë progresin e vendit.