Aksidenti në aksin rrugor Pogradec-Lin, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime bëjnë me dije se një nga të plagosurit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktima mësohet se është një grua, identiteti i të cilës nuk bëhet ende me dije