Përplaset “Volkswagen”-i me një motor, mbetet një person i lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në Novoselë, ku janë përfshirë një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet e para procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.