Rama pret në Tiranë Komisioneren Europiane Marta Kos: Shqipëria më pranë BE-së

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të takimeve për procesin e integrimit europian.

Gjatë vizitës së saj, Kos do të marrë pjesë në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ndërsa ditën e nesërme do të jetë e pranishme edhe në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Komisionerja Europiane është shprehur se Shqipëria është më afër Bashkimit Europian, duke theksuar se realizimi i ndryshimeve të nevojshme kërkon vullnet politik. Ajo nënvizoi gjithashtu se shqiptarët e duan anëtarësimin e vendit në BE.