Karbunarë e Vogël/ Përfshihet nga flakët një bar-kafe, digjet plotësisht lokali

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Karbunarë të Vogël, në Lushnjë.

Si pasojë e zjarrit, lokali është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa po punohet për përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.