Shkojnë t’iu shembin banesën dykatëshe, reziston e reja në Vlorë, Policia e...

Shkojnë t’iu shembin banesën dykatëshe, reziston e reja në Vlorë, Policia e tërheq zvarrë me forcë

447
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme IMT pritet të shembë një objekt 2-katësh në Vlorë. Ndërkohë teksa pronarët kanë bërë rezistencë, policia në videon më poshtë merr me forcë një prej pronarëve të objektit 2-katësh.

Sipas bashkisë banesa dykatëshe do të prishet me pretendimin se aty do kalojë një rrugë.

Ndërkohë 2 prej familjeve që jetojnë në këtë ndërtesë janë shrehur kundër prishjes pa marrë një firmë nga bashkia se do të dëmshpërblehen dhe do të kenë një banesë të re. Forcat e policisë kanë rrethuar banesën dhe pritet që më pas forcat e IMT ta prishin atë.

Sakaq ka ardhur edhe reagimi i bashkise së Vlorës për rastin ku thuhet se 7 familjet kanë rënë dakord me zbatimin e projektit, janë shpronësuar dhe një pjesë e tyre ka kryer edhe tërheqjen e vlerës monetare.

“Të 7 familjet kanë rënë dakord me zbatimin e projektit. Janë shpronësuar dhe një pjesë e tyre ka kryer edhe tërheqjen e vlerës monetare. 
Disa prej familjeve edhe pse kanë firmosur janë bërë pishman për shkak të vlerës. 
Sipas tyre bashkia i ka shpronësuar me vlerën rreth 350 mijë lekë të rinj dhe me këto lekë thonë banorët nuk mund të blejnë dot një tjetër apartament“- thuhet në reagimin e bashkisë.

S'KA KOMENTE