Ballina Bota Greqi/ Kapet me armë 17-vjeçari shqiptar, në pranga edhe babai

Greqi/ Kapet me armë 17-vjeçari shqiptar, në pranga edhe babai

Efektivët e skuadrës “DIAS” të policisë greke, kanë arrestuar një të mitur shqiptar për “armëmbajtje pa leje”.

17 vjeçari është kapur në mbrëmje në zonën e “Kolonos” në Athinë bashkë me babanë e tij.Ata janë ndaluar nga policia teksa udhëtonin me automjet.

Gjatë kontrollit personal, 17 vjeçarit i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë revolver me 5 fishekë.

Bashkë me të miturin, në pranga është vendosur edhe babai i tij 39 vjeçar. Ky i fundit akuzohet për neglizhencë në mbikqyrjen e të miturit.

Të arrestuarit nga Departamenti i Sigurisë së Kolonos janë dërguar në Prokurorinë kompetente.