Përndoqi 23 vjecaren duke i hapur adresa false në rrjetet sociale për ta...

Përndoqi 23 vjecaren duke i hapur adresa false në rrjetet sociale për ta denigruar, arrestohet 45-vjeçari

90
SHPËRNDAJE

Me përhapjen masive të rrjeteve sociale dhe përdorimit të tyre nga çdo qytetar, është rritur edhe rreziku i ekspozimit të të dhënave personale pa të drejtë, nga persona dashakeqës, me qëllim denigrimin e figurës ne mediat online. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Tiranë!

Gentian Gega është arrestuar nga policia e Tiranës pas përndjekjes online që i ka bërë një 23-vjeçarje, duke i hapur profile false në rrjetet sociale me qëllim denigrimin e saj.

Nga verifikimet e kryera nga sektori i Krimit Kibernetik, ka rezultuar se 45-vjeçari, duke i hapur profile false me përmbajtje denigruese vajzës së re, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.  

45-vjeçari banues në Tiranë, u ndalua pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit ‘Therat 3’.

‘Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Threat 2”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Përndoqi për një kohë shumë të gjatë një shtetase, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve, pas një hetimi shumë të shpejtë dhe profesional, të specialistëve për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim parandalimin e situatës së krijuar, vihet në pranga 45-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përniqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat 2 “, u ndalua shtetasi G. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se ky shtetas, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese, 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

S'KA KOMENTE