Kapet me kokaine 32 vjecari ne FIER

Kapet me kokaine 32 vjecari ne FIER

1385
SHPËRNDAJE

Fier/Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”.

U kap në flagrancë me doza kokaine të gatshme për shitje, vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe automjeti tip “Volkswagen” që përdorte 32-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.

Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin D. R., 32 vjeç banues në fshatin Luar, Roskovec.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

S'KA KOMENTE