Rama pret në Kryeministri ministrin Balla dhe disa deputetë, zbardhen detaje nga...

Rama pret në Kryeministri ministrin Balla dhe disa deputetë, zbardhen detaje nga takimi mes socialistëve

100
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një takim pune me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste që drejton. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kreu i grupit socialist Bledi Çuçi, kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe deputetët Damian Gjiknuri dhe Toni Gogu, ishin pjesë e takimit me kreun e qeverisë.

Mësohet se gjatë takimit është diskutuar mbi paketën e re të ndryshimeve që do të shtrohen për diskutim në Kodin Penal, përfshirë propozimet e ministrit Taulant Balla.

Gjithashtu, në takimin me kryeministrin Rama është diskutuar edhe mbi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2024. Projektbuxheti pritet të miratohet në fillim të muajit nëntor në Këshillin e Ministrave dhe më pas do t’i dërgohet për shqyrtim në Kuvend.

S'KA KOMENTE