23 deputetë rikthehen pas përjashtimit, seanca e sotme plenare paralajmërohet e tensionuar

23 deputetë rikthehen pas përjashtimit, seanca e sotme plenare paralajmërohet e tensionuar

40
SHPËRNDAJE

Me një situatë të tensionuar mes opozitës dhe mazhorancës ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës plenare.

Seanca do të mbahet në orën 17:00. Gazment Bardhi ditën e djeshme i ka nisur një mesazh grupit të deputetëve që të bëhen bashkë për të qenë të pranishëm në parlament, edhe pse Garda ka gjasa që të mos i lejojë. Ndërkohë 23 deputetë mes të cilëve vetë Gazment Bardhi dhe ish–kryeministri Sali Berisha janë të përjashtuar, nga ana tjetër Berisha është marrë në hetim për korrupsion nga SPAK.

Sipas miratimit të dokumentit të thelluar nga ana e Komisionit të Etikës deputetëve u mbaron sot masa e ndalimit. “Masa e ndalimit vlen edhe për ditën e sotme në 00:00, deputetët në orën 17:00 nuk lejohen të hyjnë në seancë, por nga ana e tyre pati një reagim duke thënë se do të jenë të pranishëm”

Mesazhi i Gazment Bardhit si kryetar i Grupit të PD ishte i qartë, për të dyja grupet për të qenë të pranishëm në sallën e Parlamentit. Garda e Republikës ndërkohë është njoftuar për ndalimin e 23 deputetëve, kjo mund të sjellë një tensionim të situatës. Megjithëse mbetet për t’u parë në orët në vijim.

S'KA KOMENTE