Fier/Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 45 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në fshatin Zharrëz, automjeti që drejtonte 45-vjeçari në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. T., 59 vjeç, banues në Vlorë. Nga përplasja është dëmtuar 59-vjeçari që ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.