Tjetër sulm në një shkollë në Beograd, një vajzë godet me thikë...

Tjetër sulm në një shkollë në Beograd, një vajzë godet me thikë një nxënëse dhe mësuesen

117
SHPËRNDAJE

Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar në Serbi. Bëhet me dije se një vajzë e cila ka qenë nxënëse në shkollë private Ruđer Bošković në Beograd, ka goditur me thikë një nxënëse dhe një mësuese. Kjo e fundi u godit pasi u përpoq që të ndalonte sulmin.

Raportohet se të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore dhe nuk janë në gjendje të rëndë.

Ndërsa theksohet se autorja e sulmit ka përdorur një thikë kuzhine. Menjëherë pas kësaj shkolla u evakuua menjëherë dhe autorja u arrestua.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë Beogradi u trondit nga sulmi i ndodhur në Vraçar ku një adoleshent vrau tetë nxënës dhe rojen e shkollë fillore.  

S'KA KOMENTE