Blegtoria ne renie, në 10 vite tkurret me 37%, qarqet me rënien më të madhe

Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve dhe gjithashtu të humbasë trashëgimisë rurale dhe të kulinarisë tradicionale për shkak të rënies së shpejtë të numrit të lopëve të qumështit.Të dhënat zyrtare të INSTAT për numrin e lopëve të qumështit në Shqipëri gjatë viteve 2014–2024 tregojnë një rënie dramatike në të gjitha qarqet e vendit me mbi 35%.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria po përjeton një nga nivelet më të larta të emigrimit në Europë, veçanërisht në zonat rurale dhe malore. Këto dy fenomene nuk janë të shkëputura përkundrazi, ato janë drejtpërdrejt të ndërlidhura.

Fieri është dhe mbetet qarku me numrin më të madh të lopëve të qumështit, megjithëse rënia është e konsiderueshme, nga mbi 50 mijë krerë në 2014 në rreth 34,800 në 2024. Në krahasim me 2023 numri i lopëve në këtë qark u rrit me 0.5% për shkak të investimeve më të mëdha në ferma.

Në Elbasan, rënia është dramatike, më shumë se 59% në një dekadë. Dikur ndër qarqet me aktivitet të lartë blegtoral, tani ka humbur thuajse dy të tretat e tufës së lopëve të qumështit. Në 2024 numri i lopëve të qumështit ra me mbi 6,5 % në krahasim me 2023. Kjo lidhet drejtpërdrejt me largimin masiv të banorëve nga zonat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Belshit drejt emigracionit ose qendrave urbane.

Edhe Berati ka përjetuar një rënie të ndjeshme, me përgjysmim të numrit të lopëve. Humbja e popullsisë në fshatrat e Skraparit, Poliçanit dhe Kuçovës ka çuar në tkurrjen e bujqësisë familjare. Vetëm me 2024 rënia e vjetore e lopëve të qumështit ishte 18 për qind më e larta në shkallë vendi. Blegtoria në këtë qark është kthyer në një aktivitet simbolik, pa potencial zhvillimi. Nga 2024-2024 rënie ishte 40%, teksa ndryshimi vjetor me 2024 ishte 7.4%

Një tjetër qark me rënie të theksuar është Gjirokastra. Shumë fshatra në Dropull, Libohovë janë boshatisur. Rënia e numrit të lopëve është indikator i drejtpërdrejtë i shpopullimit: nuk ka më njerëz që të kujdesen për blegtorinë. Megjithatë, disa iniciativa agro-turizmi kanë ruajtur gjurmë të aktivitetit në zonat përreth Tepelenës. Në 2024 lopët e qumështit shënuan rënie vjetore 6%, ndërsa për një dekadë 37%.

Edhe pse me potencial të madh blegtoral, Korça ka humbur më shumë se 11 mijë krerë lopë në një dekadë. Emigrimi i zonave malore si Kolonja dhe Maliqi, por edhe ikja e të rinjve drejt emigracionit, kanë prekur sektorin. Numri i krerëve ra me 15.7 % vetëm me 2024, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%

Në Dibër dhe Kukës, qarqe malore përjetojnë tkurrje të vazhdueshme. Në Dibër, ku bujqësia dhe blegtoria ishin jetike, numri i lopëve ka rënë me rreth një të tretën. Në Kukës, ndikimi është i ngjashëm.

Shkodra ka pasur gjithashtu një rënie të fortë të numrit të lopëve të qumështit. Fshatra si Puka, Fushë-Arrëzi dhe Malësia e Madhe kanë humbur popullsinë aktive që mund të mbante gjallë blegtorinë. Megjithatë, pranë zonave fushore të nën -Shkodrës, ende mbijetojnë disa ferma të mëdha. Numri i krerëve vetëm në 2024 u reduktua me 13 për qind , ndërsa gjatë dekadës me 37%

Lezha është ndër qarqet që kanë ruajtur njëfarë qëndrueshmërie relative në krahasim me të tjerat. Kjo lidhet me zhvillimin e bujqësisë intensive në zonat e ultësirës, por edhe me afërsinë me tregjet e mëdha të Tiranës. Gjithsesi, edhe këtu ka rënie dhe vështirësi për fermerët e vegjël. Në vitin 2024 numri i krerëve mbeti i njëjtë, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%.

Qarku i Durrësit ka përjetuar një rënie të ndjeshme, jo vetëm për shkak të emigrimit rural, por edhe për shkak të presionit të urbanizimit. Ndërtimi i madh dhe transformimi i tokës bujqësore për qëllime ndërtimi ka zhvendosur aktivitetin blegtoral në periferi, duke bërë që numri i lopëve të ulet me më shumë se 40% gjatë dekadës, ndërsa në 2024 u vu re një rritje e lehtë

Edhe në Tiranë, që përfshin zonat rurale të Kamzës, Vaqarrit Petrelës dhe Baldushkut, numri i lopëve është përgjysmuar. Në 2024 rënie ishte 3.5%, ndërsa në 10 vite 43%.Vlora është qarku i vetëm ku rënia është minimale, vetëm 2.8% në dhjetë vite.

Rënia e numrit të lopëve të qumështit është pasqyrim i drejtpërdrejtë i emigrimit të popullsisë rurale, emigracionit, mungesës së politikave bujqësore afatgjata, dhe orientimit gjithnjë e më shumë të Shqipërisë drejt urbanizimit të paqëndrueshëm./ Monitor

Lëkundje të forta tërm*ti në vend, ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë pak minuta më parë në Tiranë. Dridhjet e tokës janë raportuar dhe në disa qytete të tjera.

Nga të dhënat e para mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 4.5 i Shkallës Rihter.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjere në Durrës, Pukë, Mal të Zi.

Epiqendra u regjistrua në Krujë.

Thellësia e lëkundjeve raportohet se ishte 5 km.

Capture

Trump: Pas 12 orësh lufta do të konsiderohet e përfunduar!Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se është arritur një armëpushim prej 12-orësh midis Izraelit dhe Iranit, dhe se pas kësaj periudhe lufta do të konsiderohet e përfunduar.

Këtë moment të rëndësishëm shefi i Shtëpisë së Bardhë e njoftoi përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth.Duke supozuar se gjithçka do të shkojë si duhet, që do të ndodhë, dua të uroj të dyja vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe mençurinë për të përfunduar atë që duhet quajtur “LUFTA E 12 DITËVE””, shkruan Trump.

Mesazhi i Trump

Është arritur plotësisht marrëveshja mes Izraelit dhe Iranit për një ARMËPUSHIM TË PLOTË dhe TOTAL (rreth 6 orë nga tani, kur Izraeli dhe Irani të kenë përfunduar misionet e tyre përfundimtare në zhvillim!), për një periudhë 12-orëshe, pas së cilës Lufta do të konsiderohet E MBARUAR!

Zyrtarisht, Irani do të fillojë ARMËPUSHIMIN, dhe në orën e 12-të, Izraeli do të nisë ARMËPUSHIMIN, ndërsa në orën e 24-t do të festohet nga e gjithë bota FUNDI ZYRTAR i LUFTËS SË 12 DITËVE.

Gjatë secilit ARMËPUSHIM, pala tjetër do të mbetet PAQËSORE dhe RESPEKTUESE.

Duke supozuar se gjithçka do të shkojë si duhet, që do të ndodhë, dua të uroj të dyja vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe mençurinë për të përfunduar atë që duhet quajtur “LUFTA E 12 DITËVE”.

Kjo ishte një luftë që mund të kishte zgjatur për vite dhe të shkatërronte të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi, dhe nuk do të ndodhë kurrë!

Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ZOTI E BEKOFTË BOTËN!

DONALD J. TRUMP,
PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

***

Kjo deklaratë e Trump vjen pas një periudhe të tensionuar pas luftës Izrael-Iran, ku SHBA-të kanë realizuar sulme ajrore ndaj disa objekteve bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan. Trump i ka cilësuar këto sulme si një “sukses të madh ushtarak” dhe ka paralajmëruar se çdo hakmarrje nga Irani do të ndeshej me një forcë shumë më të madhe.

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e DASH

Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar.

Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination.

Gjykata FIER vendos 12 vite burg per autorin e vr*sjes se Grei Bihucit

Ka përfunduar seanca gjyqësore duke u dhënë vendimi për autorët e vrasjes së 20 vjeçarit Grei Bihuci në 11 mars të vitit 2024 në qëndër të qytetit të Fierit.

Mesditën e sotme janë paraqitur të gjitha palët pasi është dhënë edhe vendimi. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata e shkallës së parë të juridiksionit Fier seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.Trupi gjykues përbëhej nga kryetar Genci Busho dhe anëtarë Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni. Prokuror i çështjes ka qënë Petrit Vukaj ndërsa dy autorët e akuzuar për vrasje mbroheshin nga avokat Ervis Goxhaj.

Pasi u lexuan faktet në dosje dhe dëshmitë e dhëna në prokurori, Petrit Vukaj ka kërkuar shpalljen fajtor të të akuzuarëve ku për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin KM (kushëriri i Florianit) 12 vjet burg.
Mbrojtja nga ana e saj e përfaqësuar nga avokat Ervis Goxhaj ka pohuar para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen por ka thënë se e ka kryer në kushtet e vetmbrojtjes. Ndërsa i mituri KM 16 vjeç, vëllai i autorit të ngjarjes, ka pohuar se ai ka qënë prezent kur ka ndodhur sherri dhe është kryer vrasja , por vetë nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kanë shprehur pendesë për veprimet e kryera.

Akuza ishte vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim sipas nenit 78/1 , per Florian Muken u kërkua 25 vjet burg , por mëqënëse e ka pranuar vrasjen , ka kërkuar falje u dënua me 12 vjet burg në bazë të nenit 76, dhe per te miturin 12 vjet por për moskallëzim krimi u dënua me 1 vit burg gjë që e ka kryer në paraburgim dhe është lënë i lirë

Hiqen çadrat pa leje në Radhimë e Orikum

Policia Bashkiake e Vlorës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e subjekteve që shfrytëzojnë vijën bregdetare pa kontratë.

Efektivët e dy strukturave kanë ndërhyrë në zonat turistike të Radhimës dhe Orikumit, ku janë konstatuar disa subjekte që kishin zaptuar hapësirat publike në kundërshtim me ligjin ose nuk dispononin dokumentacionin përkatës për shfrytëzimin e plazhit.

Gjatë aksionit janë hequr shezlongë, çadra dhe struktura të përkohshme që ishin vendosur pa leje, ndërsa disa prej subjekteve janë paralajmëruar apo proceduar për shkelje të ligjit.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjithë gjatësinë e bregdetit të Vlorës, me qëllim garantimin e hapësirave publike për pushuesit dhe zbatimin e ligjshmërisë.
Në prag të sezonit turistik, bashkia dhe policia kanë theksuar se nuk do të lejohet asnjë abuzim apo zaptim i paligjshëm i bregdetit.

Salianji kërkon lirim me kusht nga burgu i Fierit , ja kur merret vendimi

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.

Sipas avokatit të tij, Ledio Braho, raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier ka rezultuar pozitiv.

Gjykata njoftoi se, në përputhje me procedurën, është kërkuar edhe raporti i Shërbimit të Provës, i cili duhet të dorëzohet deri më 8 korrik. Vendimi për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht do të merret pas analizimit të këtij raporti.

Ervin Salianji po vuan një dënim pas vendimit përfundimtar në çështjen e njohur si “Babale”.

Aksidenti shkakton ko*flikt mes shoferëve ne Vlore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë ketë mesditë.

Një përplasje automjetesh ka përfunduar në një konflikt mes dy personash teksa. Njëri prej shoferëve më pas ka goditur disa herë me makinën e tij automjetin tjetër, duke e nxjerrë nga rruga.
Në vendngjarje kane mbërritur forca te shumta policie që kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit tip “Benz” qe goditi automjetin tjetër.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit qe është goditur ka arritur të dalë në kohë nga makina e tij, duke mos u lënduar.Nga ngjarja, të dyja automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.