Rreth orës 14:30, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka telefonuar shtetasi S. T., 68 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, duke pretenduar se kishte vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. T., 64 vjeçe.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë kontaktuar me telefonuesin.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. T., në gjendje të dehur, kishte bërë një njoftim të rremë. Bashkëshortja e tij u gjet në banesë në gjendje të mirë shëndetësore.
68-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.










