në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një 33-vjeçar, i dyshuar për përhapje të informacioneve të rreme në rrjetet sociale, që kanë shkaktuar panik te qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Emin Kokalari akuzohet se ka pretenduar publikisht se kryetari i bashkisë dhe punonjës të Bashkisë Gjirokastër janë të infektuar me HIV/AIDS, një informacion i pavërtetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj tij për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar celulari i 33-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.